A do të jetë Arbër Ismajli pjesë e qeverisjes së ardhshme komunale?
Gjilan – Arbër Ismajli në një postim të tij të fundit ka falënderuar të gjithë aktivistet e LDK-së, dhe qytetarët që janë kujdesur që fitorja e LDK-së të arrihet në Gjilan, por në fund ka lënë një dilemë, nëse ai do të jetë pjesë e qeverisjes komunale. Për fund, unë lutem që detyrat të jenë të atyre që shkojnë ne zyrë nesër, ndërsa pushteti i qytetarit ka shkruar Arbër Ismajli.
Lexojeni të plotë postimin e Arbër Ismajlit
Miq!
U pa dje qe LDK ka nevojë për të gjithë
Fitorja ju përket juve dhe askujt tjetër, është fitore e mbështetur në bindje.
Kanë qenë disa që kishin dyshime në ekipin47,ishin edhe disa që ishin cinik (në shtëpinë tonë) mirëpo ne fituam!
Unë sot du me i falënderua fillimisht qytetarët e këtij vendi të mrekullueshëm që treguan kulturë të madhe, du me falemnderu ekipin mobilizues 47 djem dhe vajza të reja plotë vullnet dhe energji për punë, shtabin e degës, ZMP-në e mrekullueshme që kanë qenë aktiv 24/7, du me falenderu ekipen e logjistikës që pa ta bashkëbisedimet me qytetarët nuk kishin pas jehshi, du me falemnderu protokolin e degës për punën e shkëlqyeshme që ka ba!
Faleminderit dy deputetëve që kanë qenë ma shumë se bashkëpunues me ne dhe kanë besu në ne!
Znj.Lirije Kajtazi dhe Z.Imet Rrahmanin!
Ekipin e kandidatëve tanë që 95% e tyre kanë besu në ne!
Të gjithë kryetarët e nëndegëve për aktivitetin e tyre.
Falënderim i madh për Lutën që gjatë gjithë kësaj kohe ka besu në ne!
Të dashun!
E kemi edhe një betejë para nesh që do ja dalim!
Për fund, unë lutem që detyrat të jenë të atyre që shkojnë ne zyrë nesër, ndërsa pushteti i qytetarit!
Arbër R.Ismajli


