Fundamenti

Jonuz Musliu dërgohet për shërim në Turqi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Luginë, Jonuz Musliu, është detyruar të shtrihet në spital për trajtim mjekësor pas disa problemeve shëndetësore.

Mësohet se ish- komandanti Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc do të largohet nga spitali i Luginës.

Mobi Casa

Merret vesh se Musliu do të udhëtojë sot për Turqi për trajtim të mëtutjeshëm, raporton Indeksonline.

Ndryshe, para disa ditësh, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, respektivisht ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, bashkë me shefin e Zyrës së Kosovës në Beograd, Valdet Sadiku i bënë një vizitë në spital ish-liderin e UÇPMB-së.