Ndërprerje të planifikuara të energjisë në fshatrat e Kllokotit
Gjilan – Më 24.10.2017 në NS 35/10 kV Kllokot do të ndërprehet: Dalja 10 kV Terpeza (Kodi: 61065012) prej orës 11:00 deri në orën 15:30.
Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë, T.S Privat 1.
Arsyeja e ndërprerjes: Pastrimi i trasesë he ndërrimi i shtyllave./rajonipress/


