Jetish Maloku: Institucioni i Prokurorisë, gardian i vullnetit dhe lirisë së votimit
Gjilan – Zgjedhjet po afrohen dhe kanë mbetur veç edhe pakë kohë, që qytetarët e Kosovës të mësyjnë qendrave të votimit dhe aty, do jenë kutijat e votimit në pritje. Nuk ka dilemë se, aty brenda këtyre kutive, do jetë vullneti i qytetarit, do jetë vota e tij e lirë për atë që ai mendon se është më i miri, më i preferuari, më i dashuri dhe më i besuari i tij. Dhe, të mos dyshojnë, le të drejtohen kutive të votimit, le të votojnë dhe të jenë shumë të lirë në vendosjen e votës sipas vullnetit dhe dëshirës së tyre, jashtë çdo mundësie për frikë nga manipulimi dhe cenimit të kësaj lirie në votim thotë shumë i vendosur, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.
Vota e tyre do jetë votë e shenjtë, votë që tregon testin demokratik në shtetin e ri dhe me standarde të larta demokratike e ndërkombëtare. Ne do jemi gardian i vullnetit dhe dëshirës tuaj për votim të lirë e demokratik. Si asnjëherë me pare do bëjmë të pamundshme, që bashkë edhe me institucione tjera të sigurisë dhe rendit, sidomos me institucionin e policisë, të krijojmë ambient të qetë dhe të sigurtë, dhe kundër të gjithë atyre që tentojnë t`ua rrëmbejnë këtë liri të votimit, t`ua cenojnë e dhe ta zbehin këtë vullnet dhe dëshirë tuajin, pavarësisht kush është dhe prapa, tij kush qëndron.
Institucioni Prokurorisë do jetë aty me ju gjatë gjithë kohës së votimeve, do vëzhgojmë dhe do privojmë nga liria aty për aty, secilin kryes për çfarëdo veprimi inkriminues, pavarësisht është qytetar i rëndomtë, apo person zyrtar, që do lëndojnë këtë proces të votimit, të gjithë ata që do tentojnë të pengojnë, të ndikojnë në përcaktimin e vullnetit tuaj, të shantazhojnë, të mashtrojnë, të falsifikojnë, të blejnë apo shesin votën tuaj, të premtojnë dhurata e favore të pamerituara, të votojnë njëherë apo shumë here për vete apo për tjetrin, të ndërrojnë apo të hyjnë shumë herë në lista të votimit, të mbushin kutit e votimit me fletëvotime në qendrat e votimit, të pengojnë votimin në këto qendra të votimit etj.
Të gjithë ata manipulues të mundshëm që tentojnë të bëjnë ketë votim të dyshimtë, të kontestueshëm, do ballafaqohen me forcën e ligjit dhe shtetit, pa asnjë dyshim. Ne do jemi aty me të gjithë qytetaret e ANAMORAVES, që ata të jenë shumë të lirë në vendosjen e votës së tyre, sipas vullnetit që ata e mendojnë.
Nga ora shtatë (7) e 22 tetorit, në ditën e zgjedhjeve, do jemi bashkë me ekipet mobile me institucionin e policisë, në secilin komunë të këtij regjioni, me prokurorë në këto ekipe, në mënyrë që të jemi afër me gjithë zyrtaret-anëtarë të komisioneve zgjedhore, me vëzhgues vendor e ndërkombëtarë, të tregojmë se do të krijojmë ambient të sigurtë dhe të lirë për shprehjen e vullnetit të qytetarëve që varet e ardhmja jonë dhe mbarë shoqërisë sonë, si një test për një sundim të ligjit dhe rendit dhe do tregojmë imazhin e vërtete për këtë shtet të ri e demokratik.
Edhe njëherë: votoni, votoni e votoni, ju jeni vullneti dhe liria për votim të lirë. Urime përfundon Kryeprokurori Maloku./rajonipress/


