Revoltohet Ymer Ibishi, kërkon të hetohet kompania nga Vitia
Gjilan – Ymer Ibishi ka akuzuar kompaninë “Kushtrimi” nga Tërpeza e Vitisë e cila sipas tij punët po i kryen shkel e shko, në vendosjen e gypave të kanalizimit në Llashticë. Ibishi kërkon hetim të thellë nga policia dhe prokuroria, pasiqë kompania po punon sipas tekeve dhe dëshirave të veta.
Ymer Ibishi nga Llashtica është i pa kënaqur me kompaninë “Kushtrimi” pasiqë punimet në vendosjen e gypave të kanalizimit nuk po kryhen sipas planit dhe projektit të paraparë.
Ibishi thotë se ka takuar drejtorin e shërbimeve publike Naser Korça nga i cili ka mësuar se në çdo 60 metra, eventualisht 50 metra, kompania nga Vita ka bërë një diskriminim ndaj qytetarëve të Llashticës, ku ka vendos puseta gati çdo familje dmth në 50 m tri puseta e dikund nuk ka dashtë të vendos fare, vetëm me pagesë deri në 60 euro. Andaj kërkojmë që ndaj kompanisë të hapen hetimet për keqpërdorim të kushteve dhe punimeve në kanalizimin e fshatit të cilët kanë punuar sipas tekeve dhe dëshirave të tyre duke ja ndërruar edhe destinacionin, ku flasin edhe vet faktet” ka thënë Ibishi./rajonipress/


