Intensifikohet fushata e Shaip Surdullit, takime me qytetar në Viti e Gjilan
Gjilan – Kandidati i vetëm dhe pothuajse i pa konkurrencë në Kamenicë Shaip Surdulli ka shpeshtuar takimet e shumta me grupe të qytetarëve në Kamenicë, Gjilan e Viti. Nga këto takime e kontakte Surdulli ka marrë përkrahje për të qenë pjesë e Parlamentit të ardhshëm duke marrë për bazë autoritetin e tij dhe përvojën profesionale që ka treguar gjatë këtyre viteve.
Shaip Surdulli kandidat i koalicionit LDK-AKR- Alternativa është treguar shumë aktiv në takimet me qytetar të Kamenicës, Gjilanit e Vitisë.
Surdulli ka thënë se ky koalicion ka mobilizuar të gjithë dhe është tejet unifikues.”Kamenica është injoruar nga subjektet tjera duke mos kandiduar asnjë kandidat të anës tonë, sepse sipas tyre nuk sjell vota të mjaftueshme. Kështu kanë vepruar edhe me investime, duke e lënë anash një pjesë të rëndësishme të Kosovës. T`i tregojmë sa është e madhe Kamenica duke e votuar LDK+AKR me numër 16” ka thënë Surdulli derisa ka takuar edhe bashkëpartiakët Haki Demolli, Dardan Velija dhe aktivistë të LDK-së në Kamenicë.
“Atmosfere e fitores gjithandej po vërehet edhe në Gjilan e Viti” ka vazhduar Surdulli derisa ka thënë se Anamorava është prioritet i yni në mandatin e ardhshëm.
Në Viti Surdulli ka takuar Sokol Halitin, kandidatët për deputet Bajrush Ymeri, Faruk Nura dhe strukturat e Degës së Vitisë./rajonipress/






