Konfirmohen katër raste të morbillit (fruthit) në Spitalin e Gjilanit
Gjilan – Xhevat Demiri shefi i repartit të infektologjisë në Gjilan ka thënë për rajonipress se në këtë repart tashmë janë shtrirë katër raste të morbillit – fruthit. Dy raste janë nga Kaqaniku dhe njëri nga Hogoshti e tjetri nga Gjilani tha Demiri.
Morbilli ose fruthi tashmë ka depërtuar edhe në rajonin e Anamoravës raporton rajonipress.
Xhevat Demiri shef i reparti të infektologjisë në spitalin e Gjilanit tha për rajonipress se katër raste janë të shtrira në këtë repart dhe gjendja e tyre nuk është e mirë. “Janë rastet e para të morbillit në repartin tonë, dy janë fëmijë nga Kaqaniku dhe dy raste të rritur, njëra nga Hogoshti dhe tjetra nga Gjilani. Gjendja shëndetësore e këtyre pacientëve nuk është e mirë kurse reparti ka nevojë për përforcim të kuadrit të mesëm” tha Demiri./rajonipress/

