Matoshi falënderon Falmur Sefajn për përkushtimin e tij për të punuar për sigurinë e qytetarëve
Kamenicë – Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të ketë mbështetjen e plotë të Policisë dhe Ministrit Sefaj në angazhimet e saj për të ndalur degradimin e shtretërve të lumenjve dhe ruajtjen e ambientit ka shkruar Fatmir Matoshi.
Sot e shoqërova Ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj në vizitën në stacionin policor në Kamenicë. E falënderoj Ministrin Sefaj për përkushtimin e tij për të punuar për sigurinë e qytetarëve të Kosovës, për të proceduar me ligjin për sigurimet jetësore e shëndetësore për policët, për angazhimin e tij që oficerët policor të pensionohen në moshën 55 vjeçare dhe policia të ketë oficer në moshë të re, për përkushtimin e tij që stacionit policor të Kamenicës ti dal në ndihmë me mjete logjistike siç janë veturat.
Gjithashtu falënderim për oficerët policor të Kamenicës për punën e madhe që po bëjnë për të siguruar jetët dhe pronat e qytetarëve të Kamenicës.
Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor do të ketë mbështetjen e plotë të Policisë dhe Ministrit Sefaj në angazhimet e saj për të ndalur degradimin e shtretërve të lumenjve dhe ruajtjen e ambientit ka shkruar Fatmir Matoshi./rajonipress/


