Mbahet Konferenca e Akademisë peër Etikë: “Motivohu, përfito nga përvojat e njerëzve të suksesshëm”
Gjilan – Në organizim të Këshillit të nxënësve dhe në koordinim të koordinatorit të Medresesë “Alaudin” në Gjilan sot në amfiteatrin e Medresesë u mbajt Konferenca e Akademisë për Etikë. Konferencën e Akademisë për Etik e shpalli të hapur koordinatori i Medresesë së këtushme, Arben Neziri i cili pasi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se secili lloj i Konferencës ka rëndësi të posaçme nga se qëllimi ynë është që nxënësit të njihen me përvojat dhe shembuj e njerëzve të suksesshëm dhe të motivohen nga suksesi i tyre jetësor gjë që mund të nxiten për arritjet e suksesit të tyre në punë gjatë jetës.
Me moton e përhershme “Motivohu- përfito nga përvojat e njerëzve të suksesshëm” sot nxënësit dhe pjesa dërmuese e ligjëruesve të medresesë së këtushme patën rastin të dëgjojnë përvojat, vështirësitë, vuajtjet dhe përjetimet e tyre gjatë karrierës së tyre Jetësore nga Mulla Alush (hfz) Kadriu dhe nga hoxha tjetër i nderuar Mulla Sadri (hfz) Rrahimi.
Që të dy këta hafëz të Kuranit Si Hafëz Alushi poashtu edhe Hafëz Sadriu shpalosën vështirësitë dhe përjetimet e tyre gjatë shkollimit përkatësisht gjatë nxënies përmendësh të Kuranit famëlartë.
Në kushte shumë të vështira potencoi Hafëz ef. Alushi kemi mësuar Kuranin përmendësh tek Mulla Bilalli i Llovcës. Në shtëpinë e tij kam ndejtur me muaj duke nxënë Kuranin përmendësh, edhe pse kam qenë shumë afër shtëpisë sime (Isha nga i njëjti fshat) vetëm një here në javë kam shkuar në shtëpi, edhe atë me vetëm disa orë qëndrimi sa për tu përgatitur për namazin e xhumasë dhe menjëherë jam kthyer tek shtëpia e mësuesit të Kuranit te Mulla Bilalli. Kushtet për mësim i kemi patur shumë të vështira sidomos gjatë dimrit,pa marrë parasysh acari e madh neve na u është dashur ta vazhdojmë mësimin sepse ndërprerja e memories së Kuranit pastaj kishte pasoja nga se pastaj duhej të shkonim nga fillimi.
Ndërkaq Hafëz Sadriu shpalosi përvojën e tij poashtu të periudhës së mësimit përmendësh të Kuranit në Preshevë tek Hafëz Nexhatia i Preshevës. Përmendi skamjen në të ushqyerit, të ftohtit e madh gjatë dimrit dhe qëndrimin e tyre të dy së bashku atje në një periudhë të gjatë kohore nga se si theksoi Hafëz Sadriu për të memorizuar Kuranin nevojitet një kohë mësimore prej më së paku mbi 20 muajve mësim intensive pa ndërprerje.
Poashtu Hafëzët e Kuranit për të mbajtur memorien e shëndosh dhe për të mos e harruar Kuranin e memorizuar duhet që atë ta përsërisin pothuajse për çdo ditë nga disa sure, në mënyrë që të jenë gjithherë të freskët në memorie për ta reprodukue Kuranin përmendësh.
Në këtë tubim tradicional prezantoi edhe Naim ef. Aliu ,kryetar dhe Iljaz ef, Mustafa, kryeimam i këshillit të BI të Gjilanit. Naim efendiu në fjalën e rastit duke i përshëndetur të pranishmit e në veçanti mysafirët-hoxhallarët e vjetër Mulla Alushin dhe Mulla Sadriun theksoi se këta dy hoxhallarë me shokët e tyre brenda periudhës së vështirë në monizëm për t`i shërbyer fesë dhe besimtarëve islam në këtë anë kanë bërë aktivitetin e tyre në këtë drejtim pa ndërprerë përkundër sakrificave dhe vështirësive që un janë paraqitur.
Përkundër të gjitha vështirësive dhe sfidave që kanë patur gjatë karrierës së tyre prej imami, prej prijësit fetar gjë që ju nxënës të nderuar nuk i keni ato vështirësi e sfida si të këtyre. Ju keni sfidat tjera, por një gjë duhet ta keni të sigurtë se ju jeni shembull për Bashkësinë Islame se si silleni rrugës dhe se duhet ta dini se nuk jeni nxënës të rëndomtë të një shkolle të mesme nga se atë ditë kur keni veshur këtë uniformë me skemën e Medresesë, i keni vu vetit edhe një epitet e një nxënësi medresant që mëson fjalën e Allahut të madhërishëm dhe porosinë e Muhamedit s.a.v.s. Uroj që të keni shëndet dhe suksese në të ardhmen.
Në fund të këtij tubimi Dy Hafëzëve-mysafir të kësaj Konference nga Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjilanit z. Naim ef. Aliu iu dhurua nga një dhuratë-libër të Mulla Idris Gjilanit. Konferenca e A.E. është bërë tradicionale dhe mbahet disa here gjatë një viti shkollor./islam osmani/rajonipress/


