FIDANISHTJA

Kadriu: Me Ramush Haradinaj kryeministër, Kosova do ta arrijë integrimin evropian

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Edhe gjatë ditës së sotme, kryetari i AAK-së në Gjilan Rexhep Kadriu, ka vazhduar me vazhdën e takimeve me nëndegë. Ai sot gjatë ditës ka qëndruar në nëndegën Qendra, ku edhe është takuar me qytetarë që i përkasin kësaj pjese të qytetit, me të cilët kanë biseduar për hallet e tyre më të mëdha.

Kryetari Rexhep Kadriu, i cili njëherit është edhe kandidat për deputet në Parlamentin e Kosovës në kuadër të koalicionit PDK-AAK-NISMA, ka thënë se bashkë do të bëhemi zëri i ndryshimeve për Kosovën.

Uji Dea

“Do të punojmë gjithmonë në harmoni me njëri-tjetrin, duke i marrë për bazë kërkesat dhe nevojat e juaja si qytetarë dhe duke i konvertuar ato në zbatim. Me qeverinë Haradinaj, do të bindeni se vota juaj nuk ka shkuar huq dhe do të shihni se me pak punë mund të arrihet ndryshimi, ndërsa me punën që do të bëhet me Ramush Haradinaj në krye, do ta arrijmë integrimin evropian”, ka thënë Kadriu.

Edhe në këtë takim, sikurse në çdo takim tjetër, kryetari Kadriu është shoqëruar nga anëtarë të strukturës së tij thuhet në njoftimin e AAK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.