ARKATANA

Volejboll: Shqipëria mposht Kosovën në miqësore

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kombëtarja e Kosovës në volejboll, në kuadër të përgatitjeve të saj në Gjilan tani e një javë, ka zhvilluar ndeshjen miqësore me Kombëtaren e Shqipërisë, e cila ka pësuar humbje me rezultat 3-1.

Volejbollistet e Shqipërisë në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta-Petriti”, në praninë e 400 shikuesve kanë dëshmuar se për një nuans janë më të mira se volejbollistet e Kosovës.

Gjatë katër seteve, vashat nga Shqipëria dëshmuan cilësi të larta ndërsa vashat nga Kosova bën përpjekje aq sa mundën.

Volejbollistet e Shqipërisë, të prirura nga kapitenia Arjola Prenga dhe bashkëlojtaret e saj Erblira Bici, e cila karrierën e saj e zhvillon në volejbollin e Italisë dhe Maria Sade në disa momente shkëlqyen.

Mobi Casa

Ndërsa në radhët e vashave të Kosovës përshtypje të mirë lanë kapitenia Jashari, Ibrahimi e Kadriu.

Setin e parë volejbollistet e Shqipërisë e fituan me rezultat 25-19, të dytin 25-16 ndërsa setin e tret volejbollistet e Kosovës ngadhënjyen me rezultat 22-25, ndërsa seti i katër u përmbyll me rezultat 25-17 për kombëtaren e Shqipërisë.

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Altin Martiri, pas ndeshjes deklaroi.
“Ishte fitore e pritur, ne sprovuam shumë volejbolliste për të pa formën e tyre, ne jemi shumë përpara Kosovës, ndërsa volejbolli i Kosovës është në rrugë të mirë të fiton së pari përvojë në arenën ndërkombëtare, ju mungon shtatgjatësia që në lojën e volejbollit është shumë primare, në radhët e Kosovareve vërehet një entuziazëm, por duhet shumë punë për tu bërë”./rajonipress/