Mbahet fokus grupi për projektin “ReLOaD”
Kamenicë – Është mbajtur takimi i fokus grupit me pjesëmarrjen e zyrtarëve relevant nga disa departamente-divizione, duke përshirë shërbyesit civil dhe menaxhmentin, ku është diskutuar rreth projektit “ReLOaD” dhe fillimin e aktiviteteve të para si pjesë e Asistencës Teknike që do të ofrohen nga ky projekt.
Më konkretisht është diskutuar rreth trajnimeve që do të ofrohen përmes asistencës teknike nga projekti “ReLOaD”, e që kanë për qëllim ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve të komunës në Menaxhimin e Ciklit të Projekteve, si dhe fushave të tjera që janë të nevojshme dhe të kërkuara nga komuna./rajonipress/

