Fundamenti

Bizneset korruptojnë institucionet në komunën e Kamenicës, punësimi në stilin “Ala Pronto”

/ 8 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Bajram Kallaba – Abuzuesit e ligjit janë pushtetarët dhe asambleistët e PDK-së, të cilët në të shumtën e rasteve identifikohen si shkelësit më të mëdhenj të ligjit në Komunën e Dardanës – ish Kamenicës.

Ndër dukuritë negative që determinojnë shkeljet ligjore, kryesisht janë më të theksuara:
1. Kriteri partiak ( Nga 20 shkollat 17 drejtorë janë nga radhët e PDK-së.)
2. Nepotizmi ( Zyrtarë dhe asambleistë të PDK-së punësojnë të afërmit e tyre pa konkurs dhe kritere tjera).
3. Korrupsioni ( Bizneset korruptojnë institucionet).
– Të punësuarit:
-Militantë të PDK-së
-Familjarë dhe bashkëvendës të Kryetarit- Begzad Sinani
-Familjarë të asambleistëve të PDK-së dhe koalicionit.
Vërejtje: Të gjithë këta pranohen në punë jashtë kritereve duke shkelur normat procedurale ligjore.
– Shkeljet ligjore të DKA-së
DKA-ja është njëra ndër institucionet që më së shumti ka bërë shkelje ligjore si:
-DKA-ja- instrument destruktiv, që zbaton politikat e Begzad Sinanit në mënyrë të jashtëligjshme.
-Mospublikimi i konkurseve në shkollat përkatëse ku janë shpallur vendet e lira të punës.
-Mosinformimi i kandidatëve lidhur me rezultatet e intervistave .
-Dërgimi i dhunshëm në pushim vjetor i këshilltarit juridik të DKA-së gjatë shpalljes së konkurseve.
Kjo dukuri është recidiviste dhe bëhet me qëllim , që kandidatëve t’u pamundësohet ushtrimi i ankesave , dhe si pasojë ,kandidatët humbasin të drejtën ligjore për ankesë.
-Anulimi i konkurseve për qëllime politike, nepotiste dhe korruptive të institucioneve.
-Presioni i ushtruar i DKA-së dhe Kryetarit ndaj kundërkandidatëve gjatë fazës së konkurimit për drejtor shkollash.( Rasti i drejtoreshës në Krilevë).
– Agim Shkodra, drejtor në dorëheqje i DKA-se, në mënyrë të jashtëligjshme ka sistemuar vetën në Gjimnazin “Ismail Qemali”, në pozitën e ndihmës drejtorit, jashtë kritereve që përcaktohen sipas normativit për vendet e reja të punës.(Kriteri mbi 1000 nxënës, kurse shkolla ka 500 nxënës)

DKA-ja në shërbim të politikës
– Ftesat e ndryshme përmes mesazheve drejtuar drejtorëve të shkollave nga drejtori i DKA-së Agim Shkodra për të mbështetur liderët e PDK-së gjatë fushatës në zgjedhjet qendrore , sikur në Skenderaj dhe Kamenicë. Pastaj ftesa për ta pritur Kadri Veselin në Kamenicë dhe Kikë etj. Krejt këto në shërbim të politikes.
– Komisionet për intervistim në kuadër të DKA-së janë joprofesionale, jokompetente dhe njëpartiake dmth. të politizuara, të korruptuara, sepse të gjithë i përkasin PDK-së.
– Futja në listën e pagave të personave me ndikim, të afërmve të të asambleistëve dhe politikanëve lokal dhe më lartë.
– Punësimi pa konkurs dhe pa asnjë kriter.
V- Konkursi për bibliotekë i manipuluar, i jashtëligjshëm sepse :
1)-Sipas konkursit të shpallur, në normativin mbi vendet e punës, kjo kategori nuk figuron fare në U.A.nr.06/2015
Abuzuesit e ligjit, në këtë rast DKA-ja manipulon me konkursin për vendin e punës së bilbiotekistit, duke keqinterpretuar dhe falsifikuar Normativin mbi profilin e kuadrove të arsimit parauniversitar UA.Nr.06/2015 ,që ka të bëjë me vendin e punës së bibliotekistit.
2)-Udhëzimi Administrativ nr.18/2009, neni 8, paragrafi 3 përcakton qartë kriterin për hapjen e vendeve të reja të punës, ku thuhet: Shkollës me mbi 1500 nxënës ose më shumë i alokohet një pozitë e bibliotekistit.
3)-DKA-ja, në mënyrë të jashtëligjshme , rekomandon Sarë Dërmaku-Kryeziun që të punojë dy muaj pa u shpallur konkursi.
– Anëtarët e komisionit intervistues nuk i kanë plotësuar kushtet që të jenë pjesë e komisionit sepse:
1. Xhemajl Berisha është kuadër joarsimor, ai është me profesion teknolog (profil joarsimor).
2. Visar Dërmaku nuk ka kualifikim të barasvlershëm karshi kandidatëve, sepse ka më pak se 240 EPCT. Të dy këta, bashkë me drejtorin e DKA-së Agim Shkodra të korruptuar dhe servil , për motive të ulëta dhe përfitimi janë vënë në shërbim të kryetarit Begzad Sinani.
3. Anëtari i tretë i komisionit është falsifikuar( është vënë emri i një personi të Ministrisë pa qenë fare)???!!!.
V- Drejtoria Regjionale e Arsimit- Gjilan:
– Inspektorët regjional janë informuar me rastin e konkursit për bibliotekë në Rogaçicë.
Ata, poashtu posedojnë dosje e dëshmi të shumta për shkelje ligjore nga ana e DKA-së Kamenicë me vite të tëra. Por intervenimi i tyre në disa raste është përcjell urë me neglizhencë.
VI- Korrupsioni
1. Florim R. Kryeziu, asambleist komunal nga radhët e PDK-së, i cili sipas skemës organizative të PDK-së – Dega Kamenicë, gjatë fushatës për zgjedhjet qendrore 2017, ka qenë i angazhuar në cilësinë :
1. Drejtor i votuesve të Degës (Niveli komunal)
2. Koordinator për Ushqim në Degë, kurse i vellai i tij Lulzim R. Kryeziu ka qenë vëzhgues dhe koordinator për ushqim në Qenrdën e votimeve në Rogaçicë.
3. Florim R. Kryeziu,pronar i Qendrës së Kontrollimit të automjeteve në Kamenicë., afarizmi i të cilit dyshohet se mbështetet nga politika.
4. Florim Kryeziu, është vjehrri i Sarë Dërmaku- kryeziu, e cila është rekomanduar nga DKA-ja për vendin e punës së bibliotekistes ne Sh.F.”Metush Krasniqi” në Rogaçicë dhe e cila ka vetëm një diplomë fakulteti (te dyshimte… ?) dhe asnjë ditë përvojë pune.

Ndërsa, kundërkandidati i saj, që ka mbi 34 vite përvojë pune si mësimdhënës në të njëjtin institucion arsimor, si dhe Shkollën e Mesme të Bibliotekës me 14 vite përvojë profesionale në bibliotekë, nuk rekomandohet nga Komisioni intervistues.
-Kjo jep të dyshohet se bizneset në masë të madhe i korruptojnë institucionet.

Prandaj, dyshohet se në mënyrë të drejtpërdrejt ose të tërthortë, Florim R.Kryeziu për ta punësuar rejën e vet -Sarë Dërmaku-Kryeziu, ka korruptuar Drejtorin e DKA-së dhe anëtarët e komisionit, Xhemajl Berishën e Visar Dërmakun.
Visar Dërmaku, poashtu ka lidhje gjaku me Sarën, sepse i përkasin të njëjtës familje.

VII- KONFLIKT INTERESI
Agim Shkodra- Drejtor në dorëheqje i DKA-së, me ndihmën e Kryetarit Begzad Sinani, ka arritur që firmës “PYLLA”- Gjilan, që është pronë e vëllezërve të tij t’ua siguroj tenderit për furnizim me dru për të gjitha shkollat e komunës dhe institucionet tjera komunale për katër vite me radhë gjatë mandatit të tij. Kjo kontratë sipas ligjit kualifikohet si konflikt interesi.

FIDANISHTJA

VIII- Begzad Sinani- Sinonim i Nepotizmit dhe punësimit në stilin“Ala Pronto”
1. Punësimi i familjarëve dhe militantëve partiak.

Kryetari, Begzad Sinani gjatë gjithë mandatit të tij ka punësuar në vazhdimësi familjarët e vet dhe të militantëve të PDK-së, si dhe punësimin e familjarëve të ansambleistëve komunal nga radhët e partive të koalicionit. Këtë më së miri e dëshmon fakti se nga 20 drejtor të shkollave fillore dhe të mesme të Kamenicës, 17 prej tyre janë anëtarë ose militantë të PDK-së. Kjo jep të kuptohet se politikat e punësimit të Begzad Sinanit dhe vartësve të tij, kanë ngulfatur demokracinë qytetare, kanë atakuar ligjet e shtetit të Kosovës, duke instaluar autokracinë, në stilin “Ala Pronto”.

Begzad Sinani, në koordinim me drejtorin e DKA-ë, Agim Shkodra kanë pranuar në punë militantë të PDK-së, familjarë të asambleistëve dhe persona tjerë me ndikim, pa shpallur fare konkurs. Këto dukuri në masë të madhe dëmtojnë buxhetin e taksapaguesve të komunës.
2. Tentim për shkarkim për qëllime politike ndaj drejtorit të shkollës fillore “Metush Krasniqi”, Bajram Kallaba. Kryetari i Komunës, Begzad Sinani në mënyrë të paargumentuar dhe tendencioze i ka rekomanduar drejtorit të DKA-se , Agim Shkodra Dërgim në Komisionin Disiplinor në nivel komunal.

Sipas procesverbalit dhe vendimit të Komisionit disiplinor ka rezultuar, që të gjitha akuzat e ngritura nga DKA-ja dhe “supervajseri”i saj, Begzad Sinani kanë qenë të pabaze dhe janë hedhur poshtë.

Krejt këto ndërskamca, shantazhe dhe obstruksione përmes DKA-së, Begzad Sinani i bënë për qëllime hakmarrjeje mbi baza partiake dhe personale.
3.. Emërimet e drejtorëve mbi baza partiake.
Kriteri i emërimeve të drejtorëve të shkollave është bërë mbi bazën e parimit “Ala Pronto”.

Këtë më së miri e tregojnë faktet,se Begzad Sinani brenda mandatit të tij katër vjeçar, ka arrit të bëjë spastrime mbi baza partiake, ku nga 20 drejtorë të shkollave, 17 prej tyre janë anëtarë dhe militantë nga radhët e PDK-së.
Le të jetë kjo një ftesë publike për organet e gjyqësisë në Kosovë, që abuzuesit e ligjit t’i vë para drejtësisë.