Hoti në Viti: Për secilin të ri do të ketë një vend pune
Viti – Kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti, në kuadër të fushatës së tij parazgjedhore, ka vizituar sot Vitinë. Në tubimin madhështor i organizuar nga Forumi Rinor i LDK-së në Viti, u tha se jemi këtu për të treguar se kemi pasur një qeverisje pa asnjë problem me ligjin dhe se të tillë do të vazhdojmë edhe pas 11 qershorit.
Ai foli edhe për programin qeverisës, i cili është përpiluar nga njerëzit më të mirë, nga një elite brilante.
Hoti tha se do të ofrojmë zhvillim ekonomik dhe se do të ketë vende pune për secilin të ri që kryen arsimin universitar. “Ne erdhëm këtu në Viti për të kërkuar besimin tuaj, dhe do të dalim fitues” tha ai./rajonipress/


