United Hospital

Lagjja “Arbëria” dhe “Dardania” përkrahin fuqishëm programin e Lëvizjes Vetëvendosje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Papunësia dhe paaftësia e pushteteve të kaluara për të zhvilluar ekonomikisht vendin kanë lodhur qytetarët e Gjilanit, të cilët kanë vendosur të ndryshojnë destinacionin e votës në Zgjedhjet e 11 qershorit. Çdo ditë e më shumë vijnë të rinjë e të reja tek zyret e Lëvizjes Vetëvendosje dhe shprehen të gatshëm të kontribuojnë në rrëzimin e këtij pushteti kriminal që ka kapur Kosovën.

E njëjta frymë për ndryshim shihet edhe në çdo fshat e lagje të qytetit të Gjilanit. Takimet e mbrëmjes së kaluar në lagjet Dardani dhe Arbëri kaluan në po të njëjtën frymë. Banorët e këtyre lagjeve të lodhur nga premtimet boshe të pushtetarëve aktual kanë vendosur të përkrahin fuqishëm Alternativën qeverisëse të Lëvizjes Vetëvendosje, duke besuar se vetëm VV-ja mund ta ndal të keqen e madhe dhe mund ta drejtoj Kosovën drejtë zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik.

Mobi Casa

Kandidatët për deputetë po vazhdojnë të takojnë qytetarët shtëpi për shtëpi, në lagje, në fshatra që të paraqesin para tyre se si do të qeverisë Lëvizja Vetëvendosje pas fitores së madhe të 11 qershorit. duke treguar se si Alternativa parasheh zhvillimin e secilit sektor duke u bazuar në fakte konkrete e jo në premtime boshe, ashtu siç kanë bërë të gjitha partitë që kanë udhëhequr me vendin deri më tani thuhet në njoftimin e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.