United Hospital

Bajrami: Asnjë parti politike nuk ka guxim ta vizitojë Karadakun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Shefket Bajrami nga fshati Çelik thotë se shumë premtime ka pasur për Karadakun e asnjë nuk është krye. Kjo edhe është arsyeja që asnjë parti politike nuk guxon ta vizitojë këtë anë.

Shefket Bajrami nga fshati Çelik që gjendet shumë afër pikës kufitare me Maqedoninë thotë se ndihet i zhgënjyer me institucionet komunale të cilat e harruan këtë pjesë duke mos investuar asnjë projekt serioz që do të mund të kthente shpresat e banorëve për kthim në brezin kufitar. “Komuna na ka harruar, por edhe të tjerët dhe partitë politike nuk po kanë fytyrë me na vizitue sepse kanë premtuar shumë e skano realizuar asgjë” shprehet i revoltuar Bajrami.

Që kur ka filluar të flitet për rrugën Gjilan – Kumanovë janë ndërtuar disa shtëpi të reja në këto anë, por mungesa e investimeve në infrastrukturë e stopon këtë dëshirë të banorëve shprehet Bajrami.

FIDANISHTJA

“Janë hapur biznese të reja dhe realisht rruga do ta zhvillonte turizmin, bujqësinë, por mbi të gjitha rruga do ta ndalonte shpërnguljen dhe do t`i kthente shumë familje në fshat. Ne kemi lidhje familjare me fshatrat shqiptare në Kumanovë dhe do të jetë një rilindje për këto zona, nëse realizohet ëndrra e kamotshme e rrugës së vjetër Gjilan – Kumanovë” tha Bajrami.

Sipas Bajramit institucionet komunale duhet të zgjohen nga gjumi dhe të jenë afër banorëve të brezit kufitar, e jo duke anashkaluar dhe injoruar kërkesat tona reale./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.