Mobi Casa

Gjilani do të hapë rrugët në “Livadhet e Arapit”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, ka mbajtur sot takimin informues me pronarët e parcelave në Zonën me Planifikim Urbanistik “Livadhet e Arapit”, të cilët janë informuar për zhvillimin dhe ndërtimin e lagjes së re dhe modern në këtë pjesë të qytetit.

Drejtori i kësaj drejtorie, Sadudin Berisha, ka thënë se qëllimi i këtij takimi është informimi me veprimet tjera juridike dhe zhvillimore që do të ndërmarr Komuna e Gjilanit me hapjen e rrugëve për interesin publik dhe shpronësimin e parcelave private, në këtë pjesë dhe zhvillimit të saj.

“Si hap i parë si drejtori do të bëjmë shpërndarjen e vendimeve individuale për shpronësimin e parcelave në fjalë dhe më pas sipas planifikimeve gjatë këtij viti do të niset me hapjen e rrugëve në bazë të Planit Rregullues Urban për këtë zonë. Kjo e gjitha është në bazë të përcaktimit të kryetarit të Komunës Lutfi Haziri, që të bëhen krejtësisht funksionale rrugët dhe infrastruktura publike në tri zona të planifikuara si në “Livadhet e Arapit”, të kryer tashmë pjesën e “Fidanishtes” dhe zonën në kampin “Monteith”. Falënderojmë gjithashtu gatishmërinë tuaj të ofruar për bashkëpunim në interesin publik. Të gjithë të interesuarit për parcelat e tyre, mund të ofrohen në zyrat e drejtorisë që të marrin informacione shtesë dhe detajet rreth planit apo parcelave individuale”, ka thënë mes tjerash drejtori Berisha.

Uji Dea

Të pranishmit e shumtë të cilët kanë marrë pjesë në këtë takim, kanë ofruar mbështetje për Komunën e Gjilanit, derisa kanë kërkuar që kjo të ndodh sa më parë të jetë e mundur, në mënyrë që të zyrtarizohen rrugët fillimisht e më pas edhe të jetë i mundshme shfrytëzimi i parcelave private të cilat përmes planit kanë zgjidhje urbanistike, mirëpo në terren janë ende parcela që nuk kanë infrastrukturë.

Ndryshe, kjo zonë “Livadhet e Arapit” hapësirë e planifikuar është një sipërfaqe prej mbi 100 hektarësh, prej tyre 21 hektarë janë të planifikuara për shpronësim për nevoja të infrastrukturës rrugore./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.