Uji Dea

Lutja e përbashkët e presidenti turk Erdogan dhe Myftiut të Luginës Saqipi, në Tyrbe te Kalimegdani në Beograd

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjatë vizitës historike të presidenti të Turqisë Rexhep Taip Erdogan, në Serbi, Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, së bashku me kreun e Rijasetit të Bashkësisë Islame, në mënyrën më madhështore e pritën presidentin për të bërë duan e përbashkët në Tyrben e vezirit të madh Sulltanit Ahmedit të tretë, që gjendet në Kalimegdan të Beogradit.

Presidenti turk Erdogan shoqërohej nga presidenti i Serbisë Vuçiq, të cilët u bënë nderime të larta me një dua sulltanëve të dikurshëm: Damad Ali Pasha, Selim Pasha dhe Hasan Pasha.

Në vazhdim Presidenti Erdogan dhe nënkryetari i qeverisë serbe Rasim Lajiq, me përfaqësuesit e Rijasetit, në krye të së cilës ishte edhe Myftiu nga Lugina Nexhemdin ef Saqipi, shkuan për ta falë namazin në Xhaminë Bajrakli në Beograd.

Uji Dea

Këto ceremoni fetare edhe me njerëz shtetëror u bënë në prag të fillimit të punimeve të Forumit të bizneseve Serbi – Turqi, në të cilin morën pjesë mbi 140 biznese e rreth dhjetë ministri nga Turqia së bashku me Presidentin Erdogan.

Në forumin e biznesit turko-serb, morën pjesë edhe Kryetari i komunës, Shaip Kamberi dhe deputeti popullor, Fatmir Hasani, me bashkëpunëtorë, të cilët e vlerësojnë “hap i mirë drejtë zhvillimit ekonomik dhe investimeve potenciale për në të ardhmen. Biznesi turk ka kohë që po e sheh jugun e vendit si të favorshëm për të investuar. Bujanoci po i bënë përpjekjet e saja për të konkretizuar bashkëpunimin me biznesin turk, bashkëpunim ky që për qëllim ka krijimin e vendeve të reja të punës” – thuhet në postimin në facebook, të kryetarit Shaip Kamberi.

Vlerësohet se janë 70 kompani turke, që operojnë në biznes në Serbi dhe shkëmbimet tregtare mes dy vendeve arrijnë deri në 1 miliardë dollarë në vit. Erdogan tha se Turqia synon shkëmbime tregtare mes të dyja vendeve që shkojnë në 5 milionë dollarë dhe do të nënshkruajë marrëveshje me Vuçiç për të zgjeruar marrëveshjen e tregtisë së lirë, raporton gazeta Shekulli dhe transmeton Portali “Jetapress”.