ARKATANA

Ndërmjet martesës sipas ligjit apo dëshirës

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Nga Ismajl Sherifi e Endrit Ajeti – Është e vërtetë se martesa me seks të njëjtë në shumë vende të botës po ligjërohet dhe ka një tendencë për të zgjeruar konceptin e martesës. Në këtë këndvështrim, por aktualisht kjo martesë në bazë te dispozitave ligjore të Republikës së Kosovës nuk njihet.

Martesa ёshtё marrëveshje e plotfuqishme mes burrit dhe gruas, e bazuar në qëllimin dhe zellin e tyre për të jetuar bashkërisht sipas normave juridike. Martesa si bashkim i lirё i jetesёs i një burri dhe njё gruaje, qё lidhet para një zyrtari komunal për kurorëzim, me pёlqimin e lirё tё paraparё sipas dispozitave ligjore.

Pёrpos kёsaj kёta/këto vendosin qё nё tё ardhmen pos tjerash, tё ndёrtojnë njё familje me njё akt tё mbёshtetur mbi baza morale dhe juridike.
Pёr vlefshmёrinë e njё martese nё Republikёn e Kosovёs, pёrkatёsisht, nё Ligjin pёr Familje janё pёrcaktuar kushte, tё cilat duhet të plotёsohen.

Kёto janё:
1. Vullneti i lirё i bashkёshortёve
2. Sekse tё kundёrta
3 .Lidhja e martesёs para organit kompetent.

Si parim themelor i Kushtetutës, i cili është barazia para Ligjit (shih nenin 24 KRK), në çështjen e tillë askush nuk mund të diskriminohet mbi bazën e orientimit seksual. Nga kjo rrjedhë se martesa mes personave me gjini tё njëjtë nuk është e sanksionuar me Kushtetutë, por kjo ёshtё pёrcaktuar ekskluzivisht me Ligjin pёr Familje (Ligji.Nr.2004/32).

Mё saktёsisht nё nenin 28 të Ligjit për Familje, rrjedhimisht parashihet qartё se “Për të lidhur martesë është e nevojshme që dy persona të gjinisë së kundërt, në prani të të tjerëve, të shprehin në mënyrë të lirë vullnetin dhe pajtimin e tyre për martesë përpara organit kompetent.” Dhe mungesa e sekseve tё kundёrta paraqet mungesë absolute pёr lidhjen e martesёs.

FIDANISHTJA

Njё gjё të tillë po ashtu ngjashёm e parasheh edhe Kodi i Familjes sё Republikёs sё Shqipёrisë, neni 7, i cili parasheh se ”Martesa mund tё lidhet ndёrmjet njё burri dhe njё gruaje qё kanё mbushur moshën 18 vjeç.”

Ndёrsa, nёse marrim Ligjin pёr Familje tё Kroacisë kёtё e parasheh neni 5, ku thuhet ”Martesa ёshtё bashkёsi jetёsore, e rregulluar me ligj ndёrmjet njё gruaje dhe njё burri.”

Martesa me seks tё njëjtё, përveçse nuk ёshtё e lejuar me ligj, si e tillë kjo çёshtje ёshtё edhe e sanksionuar me dispozitat tё Kodit Penal tё Republikёs sё Kosovёs (KPRK-ёs).

Rrjedhimisht, nё nenin 245, ku thotë ” Personi i autorizuar zyrtar para të cilit lidhet martesa, i cili në keqpërdorim të pozitës apo autorizimeve të tij lejon lidhjen e martesës, ndonëse është në dijeni për pengesat ligjore të cilat e ndalojnë martesën, dënohet me burgim prej tre (3) muaj deri në tre (3) vjet .”

Konkludimi
Qёllimi i kёtij vështrimi ёshtё përkufizimi dhe pёrcaktimi mё i saktё i pengesave ligjore pёr lidhjen e njё martese mes gjinive tё njëjta. Martesa e tillë ёshtё e ndaluar dhe konsiderohet si pengesë e cila sanksionohet me Kodin Penal tё Republikёs sё Kosovёs (KPRK-ёs.)

Vështrim nga studentët e Fakulteti Juridik të Universitetit “Kadri Zeka”Gjilan
Ismajl Sherifi e Endrit Ajeti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.