Njësia e Zjarrfikësve në Viti pajiset me mjete më të avancuara për raste emergjente
Viti – Të premtën në njësinë e Zjarrfikësve në Viti është bërë pranim dorëzimi i mjeteve të dhuruara nga Zjarrfikësit e komunës së Pratelnit të Zvicrës. Rolf Hefti ekspert i sektorit të sigurisë dhe përgjegjës i zjarrfikësve të kësaj komune, ka thënë se këto mjete do të jenë në shfrytëzim për zjarrfikësit e Vitisë, pasi që ne konsiderojmë se kanë qenë shumë të nevojshme, me që kemi vizituar Vitinë para 3 vjetësh.
Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka theksuar se kjo mbështetje e Njësinë e Zjarrfikësve në Viti, është rezultat i bashkëpunimit tejet të mirë mes komunës së Vitisë dhe komunës së Pratelnit. “Ky është një donacion shumë i çmueshëm, pasi që mjetet të cilat i janë dhuruar njësisë sonë kanë qenë shumë të nevojshme. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen bashkëpunimin me komunat zvicerane dhe të koordinojmë bashkëveprimet ne sektorë të tjera”, ka thënë kryetari Haliti.
Në shenjë falënderimi, Institucionet komunale kanë nderuar me mirënjohje përgjegjësin e zjarrfikësve të Pratelnit Rolf Hefti, si dhe bashkëpunëtorin Bashkim Bislimi./rajonipress/


