Bora befason gjilanasit
Gjilan – Shaban Azizi qytetar nga Malisheva e Gjilanit thotë se është hera e parë në jetën e tij që bie borë me 7 tetor. E mbaj mend me 13 tetor, por s’më kujtohet viti. Madje, Azizi thotë se aktualisht borë ka më shumë në Malisheve të Gjilanit se sa në Brezovicë.
Bora e mëngjesit e ditës së shtunë ka befasuar shumë qytetar e posaçërisht ata që e përcjellin motin ndër vite më të largëta.
Bora ka befasuar shumë kë, ndërsa Shaban Azizi qytetar nga Malisheva e Gjilanit thotë se është e habitshme se borë aktualisht ka më shumë në Gjilan se sa në Brezovicë. “Është hera e parë në jetën time që po e përjetoj borën me datën 7 tetor. E mbajë mend një kohë që borë ka ra më 13 tetor, por s`më kujtohet viti” tha Azizi i cili edhe ka postuar disa foto me pamje nga Malisheva./rajonipress/


