United Hospital

Nga Vitia u hap kampanja e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Me rastin e muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, sot në Viti kanë filluar aktivitetet në nivel vendi për ndërgjegjësimin e qytetarëve të Kosovës kundër kësaj sëmundje. Me këtë rast në Viti është mbajtur një ligjëratë lidhur me këtë sëmundje si dhe në qendër të qytetit është mbajtur edhe një ecje vetëdijësuese me moton: “ZBULIMI I HERSHËM – MBIJETESË”.

Këto aktivitete janë mbajtur në bashkëpunim të Komunës së Vitisë, konkretisht të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) dhe Shoqata “Jeta Vitia”. Gjatë ligjëratës së sotme u bë me dije se rasti i të prekurit me kancer të gjirit ka shënuar rritje në tri vitet e fundit në komunën e Vitisë.

Sokol Haliti, kryetar i komunës së Vitisë, para se të mbahej ligjërata e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit ndër tjerash tha se kjo komunë në vazhdimësi ka mbajtur ligjërata vetëdijësuese. “Komuna e Vitisë për 4 vite me radhë ka organizuar ligjërata vetëdijësuese për sëmundje të ndryshme, por me theks të veçantë për sëmundjen e kancerit të gjirit, si një sëmundje, e cila po mere hov çdo ditë e më shumë dhe po mere jetë të shumë grave dhe vajzave të reja, jo vetëm në Kosovë, por edhe në nivel global. Zonja të nderuara, si Kryetar Komune çdo herë me kënaqësi pranoj ftesën të jem në mesin tuaj, sidomos në ditën e sotme ku po trajtojmë këtë temë shumë të rëndësishme për shoqërinë”, u shpreh kryetari Haliti.

Mobi Casa

Kurse, Vjollca Kadolli-Halili, mjeke e QKMF-së në Viti, e cila ka qenë në bashkë organizim të shënimit të kësaj dite në Viti, ndër tjerash bëri me dije se rastet e kancerit të gjirit në Kosovë vetëm në nëntë mujorin janë zbuluar 1128 raste të reja me kancer.

Me ligjëratë para shumë qytetarëve vitias, kryesisht të gjinisë femërorë është paraqitur Fatmire Ademi- Ramaxhiku, Onkologe-Kimioteriapia. Kurse gjithashtu të pranishëm ishin edhe: Arben Bislimi, Kryetar i Shoqatës së Onkologëve të Kosovës, Ekrem Hyseni, Drejtor i Klinikës së Onkologjisë si dhe Nafije Latifi, përfaqësuese e Shoqatës “Jeta-Vita”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.