Fshatrat e Karadakut të indinjuara në institucionet komunale, asnjë investim atje
Gjilan – Shefket Bajrami nga fshati Çelik thotë se asnjë investim serioz nuk është bërë në fshatrat e Karadakut. Të gjitha premtimet e partive politike po mbesin vetëm në letër thotë ai.
Shefket Bajrami ua përkujton politikanëve se nuk duhet të dalin në Karadakë vetëm kur janë në pyetje votat, por ata duhet të dalin me investime konkrete. “Asnjë investim në fshatrat e Karadakut nuk është bërë, të gjitha premtimet e tyre po mbesin në letër. Rruga edhe pse e tenderuar ende është e pakalueshme. E keqja është se kur po vijnë tek ne pyetja e parë që po bëjnë pas katër vitesh është kjo:”A ka votues këtu”. Vërtet ndihemi të zhgënjyer sepse fshati Çelik prapë u mashtrua e u tradhtua” shprehet Bajrami.
Shefket Bajrami tha se u është premtuar asfaltimi i rrugës e kjo kërkesë kurrë nuk u realizua. “Këto janë padrejtësi që po bëhen nga zyrtar të qeverisë lokale e cila me politikat e saja të gabuara po i zbraz fshatrat e kësaj ane. Shikoni pamjet e rrugëve dhe e gjeni përgjigjen”u shpreh i nervozuar Bajrami./rajonipress/


