Hidromorava

Bunjaki, mes telasheve dhe entuziazmit

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, 90 për qind të emrave që do t’i ftojë në ndeshjen ndaj Turqisë tashmë i ka në kokë dhe se i kanë mbetur edhe disa detaje të vogla para se të kompletojë gjithç- ka.

PËRFAQËSUESJA E KOSOVËS NUK PRET SHUMË NGA NDESHJA ME TURQINË, MENDON PËR TË ARDHMEN

Përzgjedhësi ende nuk i ka humbur shpresat për Hadergjonajn

“Hadergjonaj akoma nuk e ka marrë një vendim definitiv që shpresoj të zgjedhë Kosovën deri në ndeshjen me Kroacinë. Unë asnjëherë nuk llogaris në diçka që nuk e kam në dispozicion, gjithmonë mendoj në ata që i kam në dispozicion. Na pret një vjeshtë e ngjeshur dhe atëherë duhet të jemi të kompletuar”, ka thënë Albert Bunjaki

Përzgjedhësi i Kosovës, Albert Bunjaki, 90 për qind të emrave që do t’i ftojë në ndeshjen ndaj Turqisë tashmë i ka në kokë dhe se i kanë mbetur edhe disa detaje të vogla para se të kompletojë gjithç- ka.

Më 11 qershor, Kosova e luan ndeshjen e 6-të në kuadër të eliminatoreve për Botërorin “Rusia 2018”, kur për kundërshtar e ka Turqinë. Bunjaki edhe këtë herë mund të përballet me disa telashe, derisa më e theksuara është ajo e portierit Samir Ujkani, i cili është i lënduar dhe nuk e ka të sigurt nëse mund të rikuperohet deri në ditën e ndeshjes apo jo. Përveç tij, mungesë e sigurt është edhe ajo e Leart Paqaradës, derisa njëri nga mbrojtësit më të dashur, Loret Sadiku, vazhdon të përballet me gjyqin për të marrë leje për t’u paraqitur për Kosovën. Megjithatë, përkundër këtyre telasheve, Bunjaki është optimist se Kosova e tij do të paraqitet mirë, por ai më shumë është duke menduar për të ardhmen, sidomos për vjeshtën, që e cilëson shumë të ngjeshur.

FIDANISHTJA

Tubimi më 5 qershor

“Listën e lojtarëve do ta shpallim ditën e tubimit, pra më 5 qershor”, ka njoftuar Bunjaki, sipas të cilit situata është nën kontroll edhe pse ditët e fundit janë shfaqur disa telashe. “Gjendjen e kemi nën kontroll, edhe pse kemi akoma lëndimin e Samir Ujkanit, por besoj që do jetë i gatshëm për ndeshje. Në anën tjetër, Leart Paqarada ka probleme me shpinë dhe do të mungojë, lojtarët e tjerë janë në dispozicion”, ka thënë Bunjaki, duke shtuar se gjatë kësaj pauze nga ndeshja me Islandën, disa lojtarë kanë përmirë- suar lojën e tyre, por ka edhe të tillë që nuk janë në situatë të mirë.”Me disa nga lojtarët jam shumë i kënaqur për formën e tyre, por ka edhe nga ata që pritet tani të ndërrojnë mjedis pasi edhe është momenti i duhur”, tha Bunjaki që për dallim nga herët e tjera, këtë herë nuk pritet të ketë risi të theksuara. “Nuk është gjithmonë e rëndësishme te kemi risi në listë, e rëndësishme është të mendojmë në kontinuitetin e lojtarëve që sjell edhe lidhshmëri në lojën tonë. Deri më tani kemi pasur në dispozicion 35 lojtarë dhe 20 nga ta në fakt janë bashkëngjitur nga shtatori. Kjo tregon se duhet të qetësohemi me prurje të lojtarëve dhe të japim mundësi që këta lojtarë të koordinohen dhe jam i bindur se me ta do ta kemi një vjeshtë shumë interesante”, tha Bunjaki.

Shpreson ende te Hadergjonaj

Njëra nga temat më të diskutueshme në futbollin tonë pa dyshim ka qenë Florent Hadergjonaj, një lojtar që shpresohej se do t’i bashkohet Kosovës, por që ai tashmë i ka thënë Zvicrës po dhe do të paraqitet në ndeshjen miqësore ndaj Bjellorusisë. Megjithatë, Bunjaki ende nuk i ka humbur shpresat tek ai, të cilin e pret në sfidën ndaj Kroacisë. “Hadergjonaj akoma nuk ka marrë një vendim definitiv që shpresoj të zgjedhë Kosovën deri në ndeshjen me Kroacinë”, ka thënë Bunjaki, i cili mohon që Hadergjonaj t’i ketë prishur llogaritë me Turqinë. “Unë nuk mund të llogaris në diçka që nuk e kam në dispozicion. Unë gjithmonë mendoj dhe punoj me ata që kam në dispozicion”, ka thënë Bunjaki, duke folur me pas edhe për situatën e Loret Sadikut. “Loreti është në proces me avokatin e tij dhe normalisht presim të na bashkëngjitet sa më parë. Shpresat për këtë lojë nuk janë të mëdha, por normalisht duhet të mendojmë lojën me Kroacinë dhe vjeshtën e ngjeshur që kemi.

(Kosova Sot)