Kjo këngëtare e njohur sot ka ndryshuar shumë…?
Këtë më së miri e dëshmojnë këngët e saj të cilat vazhdojnë të dëgjohen edhe në ditët e sotme.
Është kjo këngëtarja e njohur Fevzije Berani e njohur me emrin artistik “Gili”.
Gili së fundmi ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku kujton kohën para 15 vitesh.
Ajo ka postuar një fotografi nga albumi i saj i shtatë në të cilën duket shumë e re.
“Albumi i shtatë viti 2002 “Aktore e përkryer” me hitet si “Ditët e fundit”, “Ti harrove”, “Edhe pa ty u kënaqa”, “Udhët e mia””, kishte shkruar Gili.
Gili ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri, megjithatë ajo vazhdon të jetë aktive në ahengje të ndryshme muzikore./Gazeta Express/


