United Hospital

Kadri Veseli: Më 11 qershor do të ketë shkëlqim të ri të demokracisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli, ka thënë se Gjilani ka qenë entuziast për PDK-në dhe më 11 qershor bindshëm do të dëshmojë fuqinë e tij. Qytetarët e Kosovës e duan vendin e tyre dhe janë të gatshëm të japin shumë sakrificë për ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës. Me Fillimin e Ri do të ndodhë avancimi i të rinjëve, krijimi i perspektivës në Kosovë, përfaqësimi dinjitoz i grave në jetën institucionale dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm i shtetit tonë.

“Platformë më premtuese për rininë, gruan dhe në përgjithësi për qytetarët e Kosovës është Platforma Fillimi i ri, ideator i së cilës është kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli, ka thënë, kryetari i degës së PDK-së dhe kandidat për deputet Zenun Pajaziti në pritjen që i është bërë sot në Gjilan, kryetarit Veseli.

Ndërkaq, Hajredin Kuqi, duke folur për profilin e Kadri Veselit tha se kryetari Kadri Veseli ka ecur në një hap me Adem Jasharin, tashmë po ec në hap me integrimet Europiane.

Kryetari i PDK-së z.Kadri Veseli, ka thënë se Gjilani ka qenë entuziast për PDK-në dhe më 11 qershor bindshëm do të dëshmojë fuqinë e tij. Qytetarët e Kosovës e duan vendin e tyre dhe janë të gatshëm të japin shumë sakrificë për ruajtjen dhe zhvillimin e Kosovës.
Me Fillimin e Ri do të ndodhë avancimi i të rinjëve, krijimi i perspektivës në Kosovë, përfaqësimi dinjitoz i grave në jetën institucionale dhe zhvillimi i gjithëmbarshëm i shtetit tonë.

Uji Dea

Veseli tutje ka shtuar se në konceptin e PDK-së e rëndësishme është ruajtja dhe sovraniteti i Republikës, që të shënjtë dhe të lartësuar kemi Flamurin Kombëtar dhe njëkohësisht Flamurin e shtetit të Kosovës.

Duke folur për shqiptarët në Luginë e Preshevës, z.Veseli ka thënë se me çdo veprim tonin do të jemi përkrah vëllezërve tanë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, për të drejtat e të cilëve në asnjë moment nuk do të heqim dorë.

Kandidatja për deputete znj. Leonora Morina-Bunjaku, ka thënë se Fillimi i Ri ka në fokus zhvillimit ekonomik, vendosjen e gruas në vendin meritor dhe avancimin e rinisë thuhet në njoftimin e degës së PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.