Fundamenti

Haziri i kënaqur që 85 gra gjilanase përfunduan me sukses trajnimin për vetëpunësim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka marrë pjesë në ceremoninë e certifikimit të 135 grave e vajzave të reja, ku 85 prej tyre ishin nga Gjilani, pas përfundimit të projektit WoW3.

“Jam i nderuar që 85 gra të Gjilanit kanë përfunduar me sukses trajnimin për vetëpunësim. E falënderoj shumë për mbështetjen USAID dhe zëvendësministren Zogaj-Gashi për inicimin dhe përkushtimin që ky projekt të realizohet në Gjilan. Uroj që të vazhdojmë edhe me projekte të tjera të kësaj natyre”, ka thënë Haziri.

Ndërkaq, ish zëvendësministrja e Zhvillimit Ekonomik, Besa Zogaj Gashi, ka theksuar se nga 135 gra dhe vajza të trajnuara nga komuna e Prishtinës dhe e Gjilanit, janë fituar 35 kontrata pune online që janë paguar deri në 700 dollarë.

Uji Dea

Ajo pohoi se këto gra dhe vajza të reja janë të përgatitura të konkurrojnë globalisht për punë në web – zhvillim, dizajn grafik, marketing digjital, shkrim- kërkim si dhe futje të të dhënave.

Zogaj Gashi ka falënderuar kryetarin e Komunës së Gjilanit, duke thënë se dha shembull duke ndihmuar dhe bashkëfinancuar që projekti të shtrihet edhe në komunën që drejton ai./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.