Haliti inspektoi punimet e shumta që po zhvillohen në fshatin Smirë
Viti – Haliti vizitoi punimet që po zhvillohen në disa projekte në fshatin Smirë si asfaltimi i segmentit të rrugës “Mirali Sejdiu” e cila është asfaltuar gjate vikendit, përgatitja për asfaltim e segmentit të rrugës Zylfi Agushi, segmenti i rrugës “Hetem Pajaziti”, segmenti i rrugës “Arif Arifi”, segmenti i rrugës së Dëshmorëve dhe segmenti i rrugës “Bajram Ahmeti”.
Po ashtu kryetari Haliti vizitoi edhe punimet që po bëhen në rregullimin e Trotuarit nga qendra e fshatit përgjatë tërë gjatësisë së rrugës së Dëshmorëve, si dhe gypit kryesor të Ujësjellësit që shkon deri tek rezervuari kryesor për Smirë dhe në drejtim të fshatit Verban./rajonipress/


