Uji Dea

Ibrahim Qerimi: Do të angazhohem për një Zhegër me ekonomi të zhvilluar

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Ibrahim Qerimi është biznesmen nga Zhegra dhe kandidat për këshilltar komunal nën ombrellën e AKR-së. Qerimi për rajonipress thotë se me angazhimin e tij në jetën politike synon që të lobojë për një Zhegër me një ekonomi dhe administratë të zhvilluar e funksionale. Qerimi tha se Zhegra ka nevojë për trotuare, kanalizime, një sallë të edukatës fizike, trafostacione të reja.

Ibrahim Qerimi tashmë i njohur si një biznesmen i dalluar në Gjilan e Anamoravë ka vendosur sërish të kandidojë për këshilltar komunal. Thotë se këtë po e bënë për hirë të shumë aktivistëve dhe qytetarëve të Zhegrës e të rajonit të cilët kanë kërkuar nga ai që të jetë sërish në listën për këshilltar komunal.

Qerimi thotë se ka hyrë në këtë garë vetëm për të dhënë një kontribut që Zhegra e tij të jetë më e avancuar dhe me një administratë dhe ekonomi funksionale.

Thotë se nuk ka hyrë rastësisht në politikë. “Unë gjërat e mira i shoh çdo ditë, por edhe gjërat e këqija i vërejë dhe më pengojnë. Do të angazhohem maksimalisht që ta jap kontributin tim në shumë fusha. I di nevojat, problemet dhe hallet që kanë banorët e Zhegrës dhe e di saktësisht me çka përballen ata çdo ditë. Nuk do të jem këshilltar i heshtur, por këshilltar aktiv dhe prosperues” shprehet Qerimi.

Por të gjitha këto angazhime dhe kontribute në politikë shpreson ti realizojë edhe në bashkëpunim me liderin e AKR-së dhe programin e AKR-së. “I besoj Behgjet Pacollit kur flet për investimet dhe i besojë programit të AKR-së ku flitet për Zhegrën komunë. Ne kemi mbetur keq sepse jemi një fshat i madh me një infrastrukturë të rrënuar dhe me telashe tjera si në arsim, shëndetësi, mirëqenie sociale, infrastrukturë rrugore etj. Këto kërkesa rriten edhe më shumë pasiqë kemi kanalizime të pakëta, ujësjellës jo funksional etj

Mobi Casa

Qerimi thotë se me angazhimin e tij në jetën politike synon që të lobojë për një Zhegër me një ekonomi dhe administratë të zhvilluar e funksionale.”I kam besuar programit të Behgjet Pacollit sepse ai realizoj atë që edhe e premtoj më herët për Zhegrën. Në këtë prizëm do të lobojë që Zhegra të bëhet komunë dhe që në të të punësohen kryesisht qytetar të Zhegrës dhe rrethinës” mendon Qerimi.

Qerimi tha se Zhegra ka nevojë për trotuare, kanalizime, një sallë të edukatës fizike, trafostacione të reja. “Unë do të lobojë që Zhegra të përfitojë një rrugë të mirë në relacionin Gjilan – Zhegër dhe anasjelltas. Do ta përkrahi zhvillimin ekonomik dhe bujqësinë, sidomos tani pasi janë krijuar kushtet meqë pritet të hapet pika kufitare në Stanqiq. Jam ithtar i ndihmës së sektorit të bujqësisë, derisa përkrahje të pa rezervë do të kenë edhe bizneset e vogla e të mesme” tha Qerimi.

Ibrahim Qerimi ka një rreth të mirë të aktivistëve dhe të përkrahësve në Zhegër dhe këtë simpati thotë se e ka fituar në sajë të punës së tij familjare. “Kam punuar e kontribuar në shumë fusha dhe jam munduar që kudo që kam punuar të jem i drejtë dhe korrekt. Ky edhe është parimi im kryesor..puna e mirë dhe korrekte me të gjithë” u shpreh Qerimi.

Ai nuk i lenë anash as fshatrat: Stanqiq, Biqak, Shurdhan, Pidiq, e Selishtë për të cilat thotë se do të kujdeset që të kenë infrastrukturë dhe investime tjera të domosdoshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.