Isa Abdyli: Pse e braktisa LDK, dhe pse na harroj Lutfi Haziri?
Gjilan – Isa Abdyli është kandidat për këshilltar komunal nga radhët e AAK-së. Çdo parti do e kishte lakmi ta kishte në radhët e veta një kalibër të Isa Abdylit. Një njeri me vlera të mëdha familjare, një familje kontributdhënëse në të gjitha kohërat e vështira në LDK, një familje e besës që për shumë vite e mbështeti LDK dhe Lutfi Hazirin. Po pse ndryshuan këto raporte të Familjes së Talovitëve me LDK dhe Lutën. Pse u ndie e tradhtuar kjo familje bujare nga Luta. Si e sheh Isa Abdyli pozitën e tij në AAK dhe çka thotë për listën e LDK-së dhe premtimet e parealizuara të Lutës në Dobërqan. Ky është rrëfimi më i jashtëzakonshëm i një kandidati që pa dëshirën e tij doli në një subjekt tjetër politik.
Lexojeni të plotë rrëfimin me pak rreshta të Isa Abdylit
Fillimisht dua të përshëndes anëtarësinë e AAK-së, nëndega Doberçan që më kanë dhënë besimin e plotë që të jem kandidat për këshilltar komunal. Mua më nderon fort edhe fakti se Ibish Ibishi këshilltar komunal nga ky subjekt, tani bartës i listës për këto zgjedhje është pjesëtar i një familjeje shumë të nderuar dhe të respektuar. Pjesëtar i familjes që gjithmonë ju ka përgjigj ftesave të shoqërisë për të kontribuar në të mirë të komunitetit.
Me një fjalë familje përparimtare dhe shumë humane. Degradimi i ambientit për rreth nesh, si ai moral dhe ambiental, me ka bërë të mendoj që të kandidohem për këshilltar komunal. Përjashtimi i disa lagjeve nga investimet infrastrukturore më ka bezdisë dhe preokupuar gjithmonë, dhe tani, po mu dha votëbesimi nga qytetaret fokusi im kryesor do të jene këto dukuri: Të largohen nga vendet e dukshme BASTORET, KAZINOT DHE MOTELET E AMORALUTETIT, që tani për tani janë faqja e zezë e kësaj qeverisjeje.
Do të fokusohem në moslejimin e ndërtimeve, në tokat bujqësore. Do të fokusohem në mbrojtjen e ambientit për rreth nga hudhjet e mbeturinave, djegies së mbeturinave që shkaktojnë rrezik për shëndetin e popullatës.
Do të bëjë me dije dhe do të luftoj ndaj çdo përjashtimi në baza politike, nëse i behet ndonjë lagjeje apo banori, kur janë në pyetje investimet në infrastrukturë, apo në ndonjë shërbim tjetër, përjashtime këto që i kam përjetuar me lëkurën time unë dhe lagjja ime, ku unë jetoj dhe një rrugë tjetër ku kryesisht ka familje, ku ju janë ndërtue shtëpitë me donacione humane.
Lagjja jonë, konkretisht familja e Talovitve, besimin në Lutfi Hazirin e ka humb për shkak të përjashtimit të familjes sonë nga investimet në infrastrukturë. Për shkak të premtimit që na ka dhënë për të investuar dhe nuk e ka mbajt premtimin.
Për shkak se ne si familje kemi qen gjithnjë kompakte në përgjigje ndaj kërkesave të LDK-së dhe vet Lutfi Hazirit, dhe asnjëherë dhe në asnjë moment nuk ju ka përgjigjur apo nuk e ka pas parasysh familjen tonë edhe pse, kërkesat e LDK-së, konkretisht të Lutfi Hazirit për familjen ton kanë qen: U THA , U KRY (AMIN) . Dhe tani po kalove nëpër lagjen tonë të Talovitve, do ta shihni rrugën në gjendje të MESJETES.
Angazhimi i një anti LDK-isti dhe anti Rugovisti ( të dënuar për vepër penale) në krye të nëndegës dhe kandidimi i tij për këshilltar komunal nga Lutfi Haziri, e ka mbërri kulmin e degradimit moral, në raport me ne si familje e madhe, pro LDK ka thënë Isa Abdyli./rajonipress/


