Matoshi: Vetëm lista AKR-LDK përfaqëson Kamenicën në Kuvendin e Kosovës
Gjilan – Fatmir Matoshi thotë se e vetmja listë që siguron përfaqësim të Kamenicës në Kuvendin dhe Qeverinë e Kosovës është ajo LDK-AKR. Të enjten Behgjet Pacolli takohet me strukturat e AKR-së në Kamenicë për ta prezantuar kandidatin e saj Satmifer Kryeziu.
Behgjet Pacolli të enjten do të qëndrojë në Kamenicë për ta promovuar kandidatin e saj Satmifer Kryeziu. Pacolli i cili ka muaj që e ka ngjallur AKR-në në të gjitha nivelet ka një autoritet dhe një përkrahje të madhe në Anamoravë.
E, Fatmir Matoshi kryetar i AKR-së në Kamenicë thotë se lista AKR-LDK është e vetmja që mund t`i sigurojë përfaqësim Kamenicës në Parlament dhe Qeveri. “Jam i sigurt se me AKR, Kamenica dhe Kosova do të ecë sigurt drejt përfaqësimit serioz në të gjitha nivelet. Pacolli po e bënë më të mirën e mundshme që në fokus të jetë qytetari dhe investimet e shumta që mund ti sjellin prioritet vendit. Edhe kandidati ynë Satmifer Kryeziu është një kuadër premtues” tha Matoshi.
Ndryshe Presidenti Behgjet Pacolli me bashkëpunëtorët mban takim me strukturat dhe aktivistët e AKR-së, Dega në Kamenicë, të enjten në ora 19.00 në Restorant “ODA” në Hodonoc. Në këtë takim bëhet edhe prezantimi i Kandidatit të Degës së AKR-së për Deputet në Parlamentin e Kosovës z. Satmifer Kryeziu./rajonipress/


