Fundamenti

LVV: Luta po ngarend fshat më fshat, e s’po gjen derman

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në një konferencë të jashtëzakonshme për media të mbajtur sot nga këshilltarët komunal nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! të thirrur pas territ informativ nga mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal, e të sponzorizuar nga kjo qeverisje në ikje, u potencua neglizhenca dhe papërgjegjshmëria e institucioneve në këto ditë të fundit të qeverisjes.

Nevzad Isufi, vuri theksin te mos prezenca në seancë të kryetarit në largim Lutfi Haziri, i cili me gjasë po del derë me derë të takoj qytetarët me shpresë se do t’i mashtroj edhe një herë.
“Kohëve të fundit Luta po ngarend fshat më fshat, se qytetin e ka të humbur, por as atje s’po gjenë derman. S’po ka çfarë të thotë se nuk ka realizuar asnjë projekt, përndryshe do t’i përmendte ato. Po flet për kthim të dinjitetit, mbase ka vendosur t’ua kthej votën qytetarëve, të cilët tashmë disa herë i ka mashtruar, por kjo është bërë e qartë për të gjithë dhe mashtrimi ka marrë fund.”

Fundamenti

Këshilltari tjetër Fehmi Sylejmani shprehi pakënaqësi mbi mos transmetimin e seancës së fundit të këtij legjislacioni, duke thënë se transparenca në Gjilan ka dështuar, dhe këtë duhet ta dinë qytetarët e Gjilanit. Më tutje, ai vuri edhe një herë në pah largimet e padrejta në Eco-Higjienë.
“Edhe më tej kemi problem me punëtorët e EoHigjienës, të cilët padrejtësisht u larguan nga puna, e në ndërkohë kjo qeverisje po improvizon zgjidhje artificiale, që më shumë janë rehatim i militantëve të partisë së vetë, duke krijuar ndërmarrjen “Tregu”, ku aksionarët, anëtarët e bordit dhe kryeshefi i kësaj ndërmarrje janë të partisë në pushtet.”

Arijeta Rexhepi, këshilltare e LV-së, foli mbi “dietën buxhetore” të kësaj qeverisje lokale.
“Në fillim të mandatit dëgjonim nga kryetari se po mbanë dietë buxhetore për të fshirë borxhet e lëna nga paraardhësi. Por, nga Raporti i fundit i sjellur në Kuvend, borxhi i komunës tonë është 7 milion e 780 mijë euro të deklaruara në raport” thuhet në njoftimin e LVV dega në Gjilan./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.