ARKATANA

Luta: Kandidatët rival funksionojnë me rrotacion, njani kusheri shkon n’Prishtinë, tjetri kthehet n’Gjilan!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan ka vazhduar me takimet mobilizuese me strukturat e saj në lagjet “Dheu i Bardhë” dhe “Baja”. Nevzad Rushit, kryetar i nëndegës së LDK’së në “Dheu i Bardhë”, ka thënë se në mandatin qeverisës të kryetarit Haziri është investuar më shumë se krejta qeveritë e pasluftës në këto lagje, duke ua bërë më të mirë jetën qytetarëve.

“Prandaj, jam i bindur se këto dy lagje do ta mbështesin z. Haziri maksimalisht”, tha ai.

Ndërkaq, kandidati i LDK’së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për problemet dhe avaritë që i ka gjetur me të marrë mandatin.

“Jemi në mbyllje të ciklit të parë të takimeve mobilizuese, për të kulmuar të premten me konventen zgjedhore dhe do të prezantohet programi qeverisës. Nuk dua të flas për punët e kryera, ju i dini punët e mëdha që i kemi bërë në këto lagje dhe projektet tjera milionëshe për Gjilanin. Ndërsa, në Lagjen e Porodinit dhe pjesën e rrugës qarkore duhet të punojmë në disa projekte gjatë mandatit të ri”, tha Haziri.

Uji Dea

“Kemi gjetur avari të madhe buxhetore, por kemi arritur ta sanojmë këtë me disiplinë të ashpër në shpenzime. Gjilanit ia kemi kthyer miqtë dhe kemi lidhur dhjetëra partneritete të rëndësishme, duke ua bërë më të mirë jetesën njerëzve. Ne do të dalim faqebardhë me besim në Zot, familje e atdhe”, ka shtuar Haziri.

Prej këtij tubimi, i pari i LDK’së dhe Komunës së Gjilanit ka përcjellë selame për partitë rivale.

“Aty ku udhëheqin kusherinjtë brenda partisë, ai quhet klan. S’ka emërtim tjetër. Tash imagjinoni, kandidatët rival funksionojnë me rrotacion, njani kusheri shkon n’Prishtinë, tjetri kthehet n’Gjilan. Unë e di që këto lagje dhe krejt Gjilani nuk i duan klanet”, tha ai.

Haziri në fund të takimit ka thënë se arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura edhe më tutje do të ruhen si prioritete numër një. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.