Eko Higjiena

Kuvendi i Komunës së Gjilanit ka mbajtur mbledhjen e rregullt

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kuvendi i Komunës së Gjilanit, nën kryesimin e kryesueses Shpresa Kurteshi-Emini, ka mbajtur sot mbledhjen e fundit të rregullt para hapjes së fushatës elektorale në të cilën ka kaluar me shumicë votash të gjitha pikat e rendit të ditës dhe njëkohësisht Drejtoria e Arsimit, ka dhënë një informatë për fillimin e vitit të ri shkollor.

Pika e parë e cila është trajtuar në seancën e Kuvendit të Komunës, ka qenë projekt propozimi i Buxhetit të Komunës së Gjilanit për vitin fiskal 2018 dhe vlerësimi i hershëm për vitin 2019-2021.

Kjo pikë si dhe të gjitha pikat tjera të rendit të ditës, si ajo për Planin zhvillimor të arsimit 2017-2021, pastaj Propozim vendimi për ndryshimin e destinimit të planifikimit në disa parcela në PRU “Livadhet e Arapit”, propozim vendimi për lënien në dispozicion për diskutim publik të propozim planit të hollësishëm në “Lagja e Spitalit”, në lagjen “Qendra 2” dhe “Qendra 3” si dhe propozim vendimi për hartimin e Hartës Zonale të Komunës së Gjilanit, ku të gjitha këto janë kaluar me shumicë votash gjithnjë pas debatit dhe sqarimeve që janë dhënë nga drejtorët dhe stafi profesional, për pika të veçanta të diskutuara në Kuvendin e Komunës.

Eco Higjiena

Në informatën e dhënë nga U.D. i Drejtorit të Arsimit, Bardhyl Syla, lidhur me punën, angazhimet, planifikimin dhe fillimin e vitit të ri shkollor, tha se gjithçka në këtë drejtori ka shkuar sipas planifikimit, me përjashtime të vogla të cilat janë të natyrës teknike.

Ndërkohë, opozita ka kritikuar mos transmetimin e drejtpërdrejt të seancës përmes radiove lokale. Komuna e Gjilanit njofton opinionin se seanca është transmetuar vetëm përmes kanalit zyrtar në Youtube, pasiqë kontrata për transmetim ka skaduar dhe është në procedurë të rishpalljes./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.