Sokol Haliti nënshkruan Memorandum të Mirëkuptimit me UNDP
Viti – Sokol Haliti gjatë takimit me znj. Fjolla Raifi dhe znj. Anita Smailovic, nga Programi Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), ka bërë edhe nënshkrimin e Memorandumit të Mirëkuptimit me këtë program i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).
Përndryshe, me këtë projekt do të ofrohet mbështetje teknike për të zbatuar metodologjinë transparente dhe të bazuar në projekte për ndarjen e fondeve publike për organizatat e shoqërisë civile.
Si rezultat, në bashkëpunim me komunën e Vitisë, do të ndahen edhe fonde për organizatat e shoqërisë civile nga Komuna e Vitisë. Komuna e Vitisë, përmes një procesi të detajuar dhe konkurruese, është përzgjedhur si një nga pesë komunat partnere nga të gjitha komunat që kanë konkurruar për të bashkëpunuar me projektin ReLOaD./rajonipress/


