Hidromorava

LVV: Qeveria aktuale, shkelësi më i madh i buxhetit qytetarë!

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Tentimi për të mbuluar shkeljen në rastin e projektit të “Çiklizmit”, përpos që përbën padrejtësi qytetare njëherit është edhe thyerje-humbje e besimit të donatorëve të jashtëm.

Qytetarë tё nderuar, dështimi i qeverisjes Haliti tashmë ёshtё tejet i dukshëm. Projekti i Çiklizmit nё rrugën Viti-Binqё, ёshtё bashkëfinancim me Helvetas Sëiss Intercoorperatin, dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë. Komuna e Vitisë pёr shkak tё neglizhencës dhe paaftësisë për tё përcaktuar pronësinë e atij lokacioni, ka shtrirë investimin e saj nё pronë private. Gjysma e atij projekti ligjërisht ёshtё vërtetuar se ёshtё realizuar nё pronë private, dhe pёr shkak tё këtij defekti institucional, ky projekt ende nuk ёshtё realizuar ashtu siç ishte paraparë paraprakisht.

Eco Higjiena

Për tё dokumentuar se ky projekt çiklizmi nuk ёshtё përfunduar pikërisht pёr shkak tё mos-profesionalizmit institucional ashtu edhe pa-pёrgjegjёsisё ёshtё edhe gjendja faktike e cila tashmë ёshtё shumë e dukshme. Lëvizja VETЁVENDOSJE! posedon tёrё argumentet ligjore për tё argumentuar shkeljen e cila ёshtё bёrё nga komuna e Vitisë, pёrkatёsishtё shtrirjen e projektit nё pronë private. Ky projekt sipas planit paraprak ka qenё i obliguar tё ndërtohet nё gjatësi afro 700 metra, mirëpo pёrshkak tё shkeljeve qё ka bёrё ёshtё ndjerë e obliguar ti ndërpret punimet, pra kësisoji ka lёnё nё gjysmë atё projekt. Pra, kjo qeverisje shtrinë investimet, pa ditё se pronë e kujt ёshtё, pa qenё nё dijeni për rregullat investive, si dhe pa shpronësuar paraprakisht kur evidentohet se pronari i saj ёshtё privat. Ne si Lëvizje VETËVENDOSJE! posedojmë edhe paditë të pronarëve në atё lokacion, që dëshmojnë qartazi për shkelje të pronës private nga organet komunale.

Është e vёrtetё se kryetari Haliti e ka përuruar kёtё projekt mirëpo ky projekt ёshtё i pa përfunduar dhe këtu del se kryetari Haliti ka manipuluar me donatorët Helvetas Swiss Intercoorperatin, dhe Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë dhe qytetarët e komunës sё Vitisë. Mirëpo me sa po shihet as zyra e informimit publik tё LDK-es nuk ёshtё njoftuar me manipulimet tё cilat po i bёnё Sokol Haliti. Mund tё shihen edhe fotot tё cilat tregojnë qartë se ky projekt nuk ka përfunduar dhe se donatorët dhe qytetari i Vitisë janë duke u manipuluar çdo ditё nga ky manipulues i llojit të vet thuhet në reagimin e LVV dega në Viti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.