Mobi Casa

Lutfi Haziri pret në takim përfaqësuesin e Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune dhe koordinimi zëvendës kryetarin, Skënder Memishi, nga Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, me të cilin janë koordinuar për aktivitetet e ardhshme në mbështetje të projekteve që janë në interes të një jete më të mirë për shqiptarët e Kosovën Lindore.

Kryetari Haziri tha se gjendja në të cilën janë shqiptarët e Kosovës Lindore, është mjaftë e rëndë dhe në kuadër të angazhimeve do të bashkëpunojmë me këtë fondacion humanitar, në shërbim të një jete më të mirë për shqiptarët atje.

“Gjendja ekonomike dhe sociale është shumë e rëndë për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Është për tu përshëndetur aktiviteti tashmë i dëshmuar i këtij fondacioni humanitar dhe i gjithë mërgatës shqiptare, të cilët gjithnjë ishin të vendosur në mbështetjen e bashkëvendësve të tyre”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri.

Ai ka kërkuar që bashkëpunimi të jetë edhe më i madh, “mbështetja e institucioneve lokale nga këto tri Komuna duhet të jetë edhe më intensive dhe njëkohësisht edhe mbështetja e Gjilanit do të jetë në këtë rrafsh përmes formave të ndryshme, qoftë nga bizneset apo donatorët e tjerë”, ka thënë mes tjerash Haziri.

Mobi Casa

Skënder Memishi, zëvendës kryetar i fondit humanitar, ka bërë të ditur se ky fond deri më tani ka ndërtuar 57 shtëpi të reja, për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale.

“Deri më tani kemi ndërtuar 57 shtëpi të reja. Synimet e fondit humanitarë, përmes nismës “Ndërto, Shpëto, Parandalo”, synon që të ndërtoj edhe 100 shtëpi të reja në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Nëse nuk veprohet shpejtë, atëherë do të kemi braktisje të shtëpive për shkak të gjendjes së rëndë dhe mungesës së perspektivës”, ka thënë ai mes tjerash.

Ai gjithashtu e ka informuar kryetarin Haziri për burimet financiare, për mbështetjen që ka ardhur në vazhdimësi nga mërgata shqiptare dhe nga njerëz të vullnetit të mirë gjithandej./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.