Eko Higjiena

Pritet të ndërrohet gypi kryesor i ujësjellësit nga Letnica në Viti

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Është nënshkruar sot marrëveshja tri paleshe mes komunës së Vitisë, organizatës CDI, si dhe kompanisë rajonale të ujërave “Hidromorava”, për realizimin e Projektit-Gypi transportues prej FPU ne Letnicë, deri në qytetin e Vitisë, që ka të bëjë me riparimin e gypit kryesor të ujësjellësit nga burimet e ujit në gjatësi prej 10 km.

Përmes këtij gypi furnizohet qyteti i Vitisë dhe fshatrat përreth, por që kjo do të përfshijë edhe fshatrat Stubëll e Epërme, Smirë dhe Vërban.

Kryetari i komunës Sokol Haliti, është shprehur se realizimi i këtij projekti ka një rëndësi të madhe dhe jetike për qytetarët e komunës së Vitisë, respektivisht të fshatrave që furnizohen me ujë nga burimet e Letnicës, por edhe për kompaninë “Hidromorava”, pasi që gypi kryesor i ujësjellësit ka shkaktuar humbje të madhe të ujit.

Fundamenti

Programi mbështetës për FPU (Furnizim me Ujë të Pijshëm dhe kanalizim në zonat rurale) faza e pestë, ka për qëllim që të sigurojë furnizimin me ujë të pijshëm të sigurt dhe infrastrukturë sanitare në komunitetet rurale.

Me realizimin e këtij projekti, synohet edhe furnizim i qëndrueshëm me ujë të pijshëm e pa ndërprerje për banorët./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.