UBT

Avdil Halimi kandidat i “Vatrës” për deputet në zgjedhjet parlamentare në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qytetarët e Luginës së Preshevës për herë të parë në zgjedhjet e organizuara në Kosovë, do të kenë mundësinë të votojnë përfaqësuesin e tyre për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Avdil Halimi është alternativa që nëse merr besimin e qytetarëve, do adresojë shqetësimet dhe do jetë zëri i tyre në Legjislaturën e ardhshme, të Republikës së Kosovës.

Konkretisht, kandidatura e z.Halimi do jetë pjesë e listës së LDK-së, respektivisht përmes lëvizjes “VATRA”, e cila vepron tash e sa kohë në Kosovë.

Megjithëse është hera e parë që kandidon për mandatin e deputetit, z.Halimi më herët ka qenë i angazhuar në “Unionin Studentor”, më pas “Forumin Rinor të LDK-së”, ndërkaq aktualisht është një nga biznesmenët më të suksesshëm shqiptarë në rajon, ku vepron në Zvicër.

Mobi Casa

Andaj, këto zgjedhje janë një rast i mirë që qytetarèt e Luginës së Preshevës (Kosovës Lindore) që jetojnë në Kosovë, të jenë më të sinqertë ndaj vetès sè tyre dhe problemeve me të cilat ata përballen, si në rrafshin social, e me theks të veçantë në atë politiko-administrativ.

Zyra për Komunikim me Publikun pranë shtabit zgjedhorë të Kandidatit./rajonipress/