UBT

Mos të nxitohemi!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Nga Fadil Maloku – Të gjykojmë racionalist dhe t’i japim kohë kësaj qeverie!

Mobi Casa

Z. Kryeministër Ramush Haradinaj!
1. Që në fillim të sugjeroj miqësisht (ngase, njihemi që moti), e padyshim edhe sinqerisht (se nuk kam asnjë ambicie të bëhem këshilltari Juaj!), që të kuptosh peshën dhe rëndësinë e; rrethanave, ambientit, dhe sfidave që gjendet Kosova dhe qytetarët e sajë në procesin e shtetndërtimit!
2. Uroj, që të dëshmosh, idealin, ambicien dhe kurajon tënde për t’i çuar deri në fund sakrificat që i bëre në luftë, por, edhe në pritjet e qytetarëve tani në paqe, në mënyrë që të dalësh faqebardhë!
3. Si prind, pedagog, po edhe si qytetarë i këtij vendi, të premtoj se do jem shumë korrekt për vendimet tuaja të drejta dhe në favor të interesit kombëtar, por, edhe shumë i rreptë, në padrejtësitë, apo gabimet eventuale në qeverisje tuaj!
4. Të lutem, maksimalizoj 100 ditët e para që i ke të garantuara si rregull të pashkruar, dhe na bind që je ai Rambo i sakrificës dhe idealit, ngase, pas 100-shit, asnjë sec. S’do ta fal kush!?
5. Këtë premtim e bëjë publik, dhe le të më mbajnë për fjalë, të gjithë miqtë, kolegët dhe e studentët e mi. Të uroj, punë të mbarë dhe suksese sa më prekëse në këtë mandat!