Cikalleshi gëzon De Biasin, tjetër gol me Akhisarin
Sokol Cikalleshi nuk di të ndalet në kampionatin turk, teksa vijon të shënojë rregullisht. Sulmuesi shqiptar ka qenë protagonist ditën e sotme në fitoren që Akisarspori arriti të marrë në shtëpi duke mposhtur 3-0 Alaniaspiorin.
Sulmuesi i Kombëtares kuqezi shënoi golin e dytë të kësaj ndeshje në minutën e 69’, duke i dhënë siguri Akisarit për të marrë fitoren e radhës në kampionat.
Cikalleshi luajti për 90 minuta në këtë përballje teksa forma e tij vjen gjithnjë e në rritje para ndeshes me Izraelin, duke e gëzuar Xhani De Biazin pasi sot shënoi golin e gjashtë.
Ndërkohë, me këtë fitore ekipi i Akisarsporit ngjitet në vendin e 7-të në renditjen me 45 pikë, duke siguruar matematikisht mbijetesën, teksa në muajin janar ishte e rrezikuar për të rënë nga Superliga turke.


