Mobilizohet dega e PDK-së në Kamenicë
Kamenicë – Begzad Sinani është i bindur që koalicioni PDK – AAK dhe NISMA do të jetë fituese e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017.
Begzad Sinani pos punëve në teren që kryen si kryetar komune, ai ka gjetur kohë që të përkrah dhe ndihmojë edhe degën e PDK-së në Kamenicë.
”Takim i rregullt me kryesine e degës, kryetaret e nëndegës dhe shtabin zgjedhor të Degës. Mobilizim i të gjitha strukturave të PDK – së në Kamenicë për fitoren në zgjedhjet e përgjithshme te 11 qershorit 2017” ka shkruar Begzad Sinani./rajonipress/


