Eko Higjiena

Ministria e Shëndetësisë anulon konkursin për drejtor në spitalin e Gjilanit

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Ministria e Shëndetësisë ka anuluar konkursin për zgjedhjen e drejtorit të ri në Spitalin rajonal në Gjilan. Faik Hoti tha për rajonipress se konkursi për drejtor në spitalin e Gjilanit është anuluar meqë tash e tutje konkurset duhet të shpallen sipas Ligjit të ri të shëndetësisë, për institucionet që janë në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Drejtori aktual (u.d) Abdylatif Latifi tha se shtyrja nuk është e mirë.

Ndonëse ishte shpallur me kohë konkursi për drejtor të spitalit rajonal në Gjilan dhe ishte mbyllur më 27 mars nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në këtë konkurs kishin konkurruar mbi 8 kandidatë, tash vjen në lajm jo i mirë nga e njëjta ministri, se konkursi është anuluar.

Anulimi i konkursit nuk është parë si metodë ose zgjidhje e mirë nga ana e ushtruesit të detyrës së drejtorit në spitalin e Gjilanit, Abdylatit Latifi.

Faik Hoti zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë i kontaktuar nga rajonipress tha se konkursi për drejtor në spitalin e Gjilanit është anuluar meqë tash e tutje konkurset duhet të shpallen sipas Ligjit të ri të shëndetësisë, për institucionet që janë në vartësi të Ministrisë së Shëndetësisë.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Abdylatif Latifi tha se konkursi është anuluar për shkak të ligjit të ri, por kjo shtyrje nuk është e mirë. “Në spitalin e Gjilanit punët kryhen mirë dhe gjithçka ka shkuar duke u normalizuar. E kemi marrë gjendjen me shumë borxhe e telashe që kishte shkaktuar ish drejtori Xhavit Hajdari i cili për shkak të aferës së krijuar edhe është dënuar me 1 vit burgim. Por shtyrja e gjatë e konkursit nuk shkon në favor të spitalit sepse janë disa gjëra që duhet me kohë të kryhen” tha Latifi.

Latifi tha se anulimi i konkursit nuk lenë vakum dhe nuk paraqet ndonjë problem në menaxhimin e situatës në këtë institucion shëndetësor sepse punët po rrjedhin mirë tha ai.

Ndryshe Latifi u caktua ushtrues detyre nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë pasiqë ish drejtori Xhavit Hajdari ishte dënuar dhe shpallur fajtor nga Gjykata e Gjilanit.

Ndërsa ndër emrat e përfolur që kanë konkurruar për pozitën e drejtorit në spitalin e Gjilanit kanë qenë Ilaz Poroshtica kirurg, Selvete Shurdhani infektologe, Ramush Osmani internist, Behxhet Murtezi ekonomist, Agron Leka internist, Ramadan Halimi-ish drejtor etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.