Mobi Casa

“Ringjallet” fabrika e duhanit në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dardan Stublla njëri nga partnerët blerës të fabrikës së duhanit tha për rajonipress se deri tani kanë investuar mbi 4 milion euro dhe kanë punësuar mbi 50 punëtor. Stublla tha se synim i partnerëve është kultivimi i duhanit në Anamoravë dhe punësimi i sa më shumë njerëzve.

E themeluar në vitin 1945 , Industria e Duhanit në Gjilan nga e cila dikur prodhohej “Dunhilli ekskluziv” dhe që punësonte rreth 1000 punëtor, kohëve të fundit ka nisur të ringjallet pasi tre partnerët blerës Dardan Stublla, Shkëlzen Bashota dhe Gazmend Abrashi kanë nisur të investojnë seriozisht dhe të përmbushin edhe obligimet e parapara nga AKP-ja.

Mbi 10 lloje të cigareve janë prodhuar nga kjo fabrikë që nga themelimi, kurse cigare standard është llogaritur “Bozhuri” dhe “Dunhilli” ekskluziv që dikur pushtonte tregun evropian

Hidromorava

Dardan Stublla njëri nga partnerët blerës tha për rajonipress se tani ndodhen në fazën e investimeve serioze. “Deri tani kemi investuar mbi 4 milion euro dhe kemi punësuar mbi 50 punëtor. Synim imi , por edhe i partnerëve tjerë është që kjo fabrikë të kthej namin e saj që kushte dikur dhe të arrijmë të stabilizojmë prodhimin”.

Stublla tha se njeri nga synimet primare të blerësve është ngjallja e kultivimit të duhanit në Anamoravë dhe punësimi i sa më shumë njerëzve. Stublla tha se nga ana e tyre janë në gjendje tu garantojë fermerëve dhe kultivuesve gjilanas blerjen e duhanit. “Stimulimin e fermerëve mendoj se duhet ta bëjë ministria e Bujqësisë apo përmes granteve qeveritare. Është mëkat që Anamorava e njohur për prodhimin e duhanit tani me pak interesim e punojnë këtë prodhim” thotë Stublla.

Por Xhelal Mustafa ish kryetar i sindikatës së punëtorëve në këtë ndërmarrje tha për rajonipress se është shumë pesimist se blerësit e fabrikës do të nisin të punojnë diç në interes të punëtorëve.”Krejt çka po bëjnë blerësit e rinj kanë për qëllim të joshin të tjerët për ta blerë fabrikën e nuk kanë synim që vet të prodhojnë apo ta ndihmojnë ekonominë e Anamoravës” tha Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.