Eko Higjiena

Vihet gurëthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Rogaqicë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Në fshatin Rogaqicë të komunës së Kamenicës, të enjten është vënë gurthemeli i Qendrës së Mjekësisë Familjare. Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, ka falënderuar shoqatën Kosova Aid and Development, ( KAD), nga Kuvajti, me seli në Prishtinë, për financimin e 120 000 euro për ndërtimin e ambulancës.

“Ndërtimi i këtij objekti është i një rëndësie shumë të madhe, pasi që kjo ambulancë do tu shërbejë edhe fshatit Rogaqicë dhe fshatrave për rreth saj. Ky objekt do të shërbejë edhe për banorët e Kosovës Lindore, si Bujanoc, Muhoc, Breznicë, Bilinicë etj. Me ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare, do të punohet 24 orë, pasi që në këtë qendër parashihen edhe disa shërbime të tjera si stomatologjia, laboratori, rëntgenin etj” tha ndër të tjera Surdulli.

Ndërkaq, Rachid Djaroum drejtor në organizatën humanitare Kosova për Ndihmë dhe Zhvillim, (KAD), tha se falënderon të gjithë donatorët dhe ata që do të ndihmojnë në realizimin e këtij projekti, në formën më të bukur që të jetë shërbim për popullatën dhe unë jam i bindur që ky projekt do të realizohet në krye me kryetarin e komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli.

“Ky nuk është projekti i parë që ne realizojmë në Kosovë, sikur ky projekt që do të realizohet ne kemi realizuar në disa fshatra të tjera. Ne si shoqatë do të mundohemi që të punojmë çdo projekt që është në shërbim të popullit, e sidomos sikur ky projekt që rrethojnë 18 fshatra e që do të shërbehet për afër 15 mijë banorë “ tha Djaroum.

Hidromorava

Edhe Kryetari i Këshillit Lokal të fshatit Rogaqicë, Isa Kryeziu, ka falënderuar organizatën KAD dhe Kryetarin e komunës për realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për banorët e këtij fshati dhe fshatrave për rreth saj.

Kryetari i komunës së Kamenicës, ka ndarë mirënjohje për zotin Rachid Djaroum drejtor i organizatës bamirëse Kosova Aid and Development, ( KAD), me seli në Prishtinë dhe Mulla Shaqir Kqiku përgjegjës për projekte ndërtimore, për ndihmën në ndërtimin e këtij objekti..

Ky projekt është bashkëfinancim mes komunës së Kamenicës dhe organizatës bamirëse Kosova Aid and Development, ( KAD), nga Kuvajti, me seli në Prishtinë. Projekti në fjalë do të kushtojë 175,901.97 €.

Në këtë projekt komuna e Kamenicës ka participuar me 55, 901.97 euro, ndërsa organizata Kosova Aid and Development do të financojë me 120, 000.00 euro./rajonipress/

Mund të ju interesoj: