FIDANISHTJA

Major Remzi Azemi nderon dy kapitenët që i thanë lamtumir futbollit

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Përshëndetja e dy kapitenëve portierit të Dritës, Artan Latifi, dhe mbrojtësit të Gjilanit, Alban Hysenit, në derbin e luajtur në mes Gjilanit dhe Dritës, ka zgjuar emocione tek të pranishmit.

Një emocion të tillë e kishte edhe Komandanti i Policisë Rajonale të Gjilanit, Major Remzi Azemi, i cili i nderoi dy kapitenët duke ju dëshiruar suksese të mëdha në të ardhmen.

ARKATANA

Kjo dëshmon se Shërbimi Policor nuk është vetëm për të ruajtur rendin dhe qetësinë publike, por edhe për të nderuar sportistët dhe qytetarët të cilët kontribuojnë për të mirën e popullit.

“Dy kapitenët Latifi dhe Hyseni, me përshëndetjen e tyre nga futbolli kanë lënë zbrastesirë të madhe në klubet e tyre ata ishin dy sportist për lakmi, ishin shembull të sportistit, ata kudo që u paraqitën kanë lënë gjurmë në futbollin e Kosovës, unë ju dëshiroj suksese në karrierën e tyre të mëtutjeshëm”, ka uruar Major Remzi Azemi./rajonipress/