Mobi Casa

Mobilizohet Koalicioni i Besës dhe Shpresës në Anamoravë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetarët e Degëve të partive të Koalicionit të Besës dhe Shpresës në Anamoravë, gjegjësisht Gjilan, Kamenicë, Viti, Novobërdë e Kllokot, të kryesuar nga kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherit nënkryetar në nivel qendror, Lutfi Haziri, janë mbledhur sot në takim pune, duke u mobilizuar kështu drejt fitores së madhe në zgjedhjet e 11 qershorit.

Në këtë takim u koordinuan strukturat e shtabit, agjendat fillestare, duke konkretizuar edhe tubimet e para me qytetarët.

Përfaqësuesit e degëve të partive të Koalicionit të Besës dhe Shpresës, kanë thënë njëzëri se është koha që njerëzit ta legjitimojnë qeverinë e ardhshme për t’i ruajtur investimet e mëdha, siç është Autostrada dhe infrastruktura ndërkomunale e regjionale.

ARKATANA

Në takimin e sotëm të regjionit, që përfshinë Karadakun, Malësinë e Gollakut, Malësinë e Zhegocit me Verbicë, e deri në Mramor, u tha poashtu se do të punojnë shtëpi për shtëpi e derë më derë për ta realizuar fitoren e madhe në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit.

“Njerëzit e Anamoravës janë punëtorë, të urtë dhe që gjithmonë kanë ditur të rreshtohen në rrugën e drejt në momentet vendimtare për ta. Koha për fitore. Po kthehemi”, u tha, ndër të tjera në këtë takim thuhet në njoftimin e këtij koalicioni./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.