ARKATANA

Uta Ibrahimi, shqiptarja e parë që pushton majat e Himalajeve

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Uta Ibrahimi është alpinistja e parë shqiptare që është ngjitur në malin më të lartë në tokë “Everest”. Uta Ibrahimi sapo ka përfunduar ekspeditën dimërore 4 javore në Himalaya, konkretisht në qendër-veri të Nepalit, në Luginën Ralwaling e cila është e njohur për mundësi të ndryshme alpine përgjatë gjithë vitit.

Ecja ka filluar në fshatin Jagat, 1200 metra lartësi mbidetare dhe duke vazhduar për 7 ditë ecje nëpër fshatrat e thella të kësaj zone, deri në fshatin e fundit NA me lartësi mbidetare 4200 metra.

Lugina Ralwaling njihet si ndër zonat ku është zhvilluar Budizmi gjatë shekullit të 17 dhe në atë kohë ka qenë si zonë sekrete dhe vetëm në 30 vitet e fundit është e vizituar nga alpinistë nga gjithë bota.

Pas kësaj arritjeje, Uta ka shkruar edhe në Facebook.

Mobi Casa

Për krejt, që m’keni ba me e dasht nanën natyrë, m’keni dhan dashni e përqafime, guxim e besim, nëpër ekspeditatat tona të shumta për 6 vjet … e më së shumë për ata që kan besu në andrren tem edhe m’kan bo edhe ma të fortë … drejt realizimit të saj!

‘jeta, asht sfidë me vetën’ asht msimi jem për këto 50 ditë të ngjitjeve të mija të vështira nëpër lartësi të mëdhaja mbidetare, nëpër #Himalaya …. ju falemderoj, veq e veq, prej zemrës, secilin …përpara, asht faqja Jugore e Majës më të Lartë të Rruzullit Tokë, Everest 8840m, ( kamp 3 dhe 4) e cila për pak ditë do të na e hap derën.

Everest është mali më i lartë i vargmaleve të Himalajeve, dhe maja e tij vendi më i lartë i Tokës mbi sipërfaqen e detit, me lartësi 8.848 metra. Gjendet ndërmjet Nepalit dhe Tibetit, në kordinata gjeografike 28ο Β, 87ο Α. Lartësia e tij ndryshon çdo vit disa milimetra për arsye të krijimit të maleve që krijoi Himalajet dhe vazhdon edhe në periudhën tonë sepse pllaka tektonike e Indisë përplaset me atë të Azisë. 8.850 metrat janë në dy të tretat e lartësisë së troposferës. Në këtë lartësi ajri është i rrallë dhe mungesa e oksigjenit, erërat e forta dhe temperaturat shumë të ulëta e bëjnë të pamundur lulëzimin e bimëve dhe barit në faqet më të larta./express/

Uta Ibrahimi
Hynejsha qe mposhti Everestin
Miq e dashamirës, alpiniste e bjeshketare të mbare Trevave Shqiptare
Sot ne te gdhire te dt 22 maj 2017 ora 05.05 am
Ajo e mposhti Everestin, ku sot ai mori jeten e 4 alpinisteve nga bota.
Ajo nuk u terhoq nga moti keq ,por e gjunjëzoi Malin Vrases me mesymjen e dyte.
Ajo per 15 min e ka Boten nen kembet e saj .
Ajo nderoi nje komb, dhe vendosi Flamuri i Kombit tone dhe te Kosovës si shqiptarja e pare
Ajo nderoi vehten dhe miqt e saj.
Ajo nderoi dy prindet e saj ,motrat dhe vellain .
Ajo nderoi alpinizmin e Shqiprise, Kosoves dhe mbare Trevave shqipfolëse.
Ajo nderoi Shoqaten “Dajti Alpino Turistike” dhe gjithë anëtarët e saj si organizuesia dhe menaxhuesia e ekspedites “Femra Shqiptare ne Everest”.
Ajo nderoi Shoqaten Bjeshketare Alpinistike Pashtriku per kontributin dhe financimin e dhene .
Ajo nderoi Familjen Begeja si ideatore ,mbështese dhe financues se saj.
Ajo nderoi te gjithe filantropet e kontribuesit te cilet pa mbeshtetje dhe financimin e tyre nuk mund te shkohej deri ketu .
Ajo me nderoi mua si tranjerin e saj , si dhe drejtues dhe menaxhues i ekspedites.
Ajo nderoi Liderin Tendi Sherpa dhe stafin e comp Tagnepal qe u treguan te jashtzakonshem pergjate kesaj periudhe ne pergatitjen e saj ne Himalaja dhe Bc Everest Nepal
Ajo e beri te sajen , por ky Komb me dy shtetet duhet ta respektoje dhe ta vlersojne ate.
Zoti e bekofte per karakterin dhe virtytet qe ajo tregoi gjate gjithe kesaj periudhe ne Himalaja.
Mua mu plotesu dhe nje ender tjeter.
Miqsisht
Xhimi Begeja
Bc Everest