ARKATANA

Çitaku: Mos luani, implementojeni marrëveshjen

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ministres së Integrimeve Europiane, Vlora Çitaku nuk po i pritet që marrëveshja Kosovë- Serbi të implementohet. Përderisa palët ende nuk kanë dhënë inicialet e tyre në dokumentin që siguron zbatimin e marrëveshjes së arritur në raundin e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, ajo i ka kërkuar lidershipit serb që të mos bëjë lojëra më.

“Politikanët në Beograd do të duhej t’i ndalin lojërat! Ata e dinë shumë mirë që ne tashmë kemi arrit marrëveshje! Ajo është e nënshkruar! Tani implementimin!”, ka shkruar ajo në gjuhën angleze në rrjetin social “Twitter”, transmeton Express.

Kryeministri Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, pritet të takohen sërish këtë muaj në Bruksel për të dhënë nënshkrimet e tyre në dokumentin për implementim të marrëveshjes.

Uji Dea

Zyrtarët europianë tashmë kanë ofruar një draft të tij, ku precizohet arritja e secilit pajtim përfshirë edhe themelimin e Asociacionit të Komunave serbe pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në karter komunat veriore të Kosovës si dhe shpërbërja e strukturave paralele të sigurisë serbe atje.

Drafti është pranuar nga pala kosovare përderisa, ajo serbe ka kërkuar më tepër kohë për konsultim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.