Fundamenti

Filmi i shqiptarit Izer Aliut nominohet për Oscar

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Filmi me titull “Ta mbrojmë një mal”, i regjisorit shqiptar nga Maqedonia, Izer Aliu, i cili jeton dhe vepron në Norvegji, është nominuar për kategorinë më të lartë të çmimeve kinematografike në botë, Oscar.

Ky film është vlerësuar lartë nga kritika dhe regjisori i ngazëllyer për nominimin ka deklaruar se filmi mund të vlerësohet lartë, transmeton “Time.al”.

Ngjarja është xhiruar jashtë Norvegjisë dhe është film me të cilin Izeri, ka diplomuar në Shkollën e Filmit norvegjez në Lilehamer. Historia është një dramë, e bazuar në një histori të gjyshes së regjisorit ku rrëfehet historia e dy vëllezërve që janë barinj.

Hidromorava

Një ditë njëri prej tyre lëndohet dhe tjetri vihet në sprovë, nëse duhet ta ndihmojë ndihmoj vëllain e tij. Apo ai duhet të bindet këshillave të të atit se blegtoria është më e rëndësishme, pa marrë parasysh se çfarë ndodh.

E dëshira kryesore e tij është që i ati ta shikojë atë si burrë. Vitin e kaluar, ky film ka fituar edhe çmimin “Amanda” për filmin më të mirë të shkurtër.(tribuna)